Shqipëria Postuar më 29 Maj 2025, 11:53

Prof.Dr.Donjeta Bali, drejtuesja e re e QSUT - Ministrja Koçiu: Një profesioniste me përvojë!

Nga SCAN TV

Prof.Dr.Donjeta Bali, drejtuesja e re e QSUT - Ministrja Koçiu: Një

Prof.Dr. Donjeta Bali do të jetë drejtuesja e re e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Njoftimin e ka dhënë në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

Ministrja e ka konsideruar drejtuesen e re, një profesioniste me përvojë, e cila merr drejtimin e institucionit më të madh spitalor në vend me përkushtimin për të çuar përpara standardet e kujdesit shëndetësor dhe shërbimin ndaj pacientëve.

“Suksese në këtë detyrë të rëndësishme, me bindjen se në qendër do të jetë gjithmonë pacienti dhe shërbimi cilësor!

Një falënderim i veçantë për Prof. Dr. Alma Cani, për punën dhe kontributin e saj gjatë drejtimit të QSUT-së, në një periudhë sfidash të shumta”, shkruan në postimin e saj ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

Mendimi juaj

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat