Shqipëria, ofertë turistike elitare? Civici: Duhet qëndrueshmëri, sektori i lidhur me rreth 40 profesione

Shqipëria renditet një nga vendet që varet më shumë nga turizmi për ecurinë e ekonomisë. Edhe pse në një fazë tranzicioni të shpejtë, duke kaluar nga turizmi masiv në një strategji që synon turizmin elitar deri në vitin 2030, kërkohen kapacitete më të larta dhe standarde shërbimi. Eksperti i ekonomisë prof. Adrian Civici thotë për SCAN, se nëse mbahet ky numër turistësh dhe krijohen të gjitha mundësitë që oferta jonë të tërheqë turistin që shpenzon shumë e që kërkon dhe një ofertë turistike elitare, natyrisht që ndikimi do të vijojë të mbetet për një kohë të gjatë.
“Ne kemi ekpseriencën e vendeve që na rrethojnë, si Greqia, Koracia, Mali i Zi, e mos shkojmë dhe nga Malta, Tunizia e Turqia, që kanë treguar se kur arrin ta stabilizosh ofertën turistike dhe ajo bëhet e qendrueshme, atëherë efektet ekonomike janë gjithmonë e më në rritje. Por, duhet ta lidhim zhvillimin e sektorit të turizmit me sektorë të tjerë, sepse me turizmin janë të lidhur të paktën 35-40 profesione, shërbime apo aktivitete të tjera që e mbështesin”- thotë profesor Civici.
Turizmi shërben si motor kompleks, pasi përtej shifrave ekonomike, ai ndikon në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirëson cilësinë e jetesës për komunitetet lokale.
“Turizmi duhet parë shumë më tepër se një sektor, pasi duhet parë edhe si zhvillim i territorit dhe i kapitalit njerëzor dhe zhvillimi i disa degëve apo sektorëve: industrial, përpunes, shërbimesh që lidhen dhe marrin efektet nga zhvillimi i turizmit”- shton Civici.
Megjithatë edhe pse përfitimet janë të dukshme, ekonomitë e varura nga turizmi janë shumë të ndjeshme ndaj goditjeve globale. Nga ana tjetër, turizmi masiv sipas ekspertëve, mund të mbingarkojë komunitetet lokale dhe të krijojë ‘tensione’ sociale
University admission criteria change/ For teaching programs, average grade from 7-7.5
The grade point average criterion for university admission will undergo changes, mainly for study programs related to teaching. The Council of Ministers has......
Employment January-May, women dominate/ AKPA: Over 8700 people have been employed in 5 months
8748 job seekers were employed during the period January-May 2026, through the mediation of the National Employment and Skills Agency. According to......
Albania-Kosovo, cooperation agreement for employment and human capital development
The Minister of Economy and Innovation, Delina Ibrahimaj, and the Minister of Labor, Family and Liberation War Values of the Republic of Kosovo, Andin......
Protokoll të ri për kontrollet e përbashkëta kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Administrata Doganore Shqiptare dhe Administrata Doganore e Maqedonisë së Veriut po forcojnë bashkëpunimin dypalësh përmes hartimit të një Protokolli të ri......
“Water Bandage Tariff” - Resolution for the WRA: Encourage water utilities to apply it. Reduce and reduce the tariff.
The Assembly requests the Water Regulatory Authority to encourage water supply and sewerage companies to apply block tariffs, or as it is also known, band......
Electrification of the Tirana - Durrës - Rinas railway/ Loan agreement approved, Muçaj: 50% of the costs are EU grants
The Laws Committee approved the loan agreement for the electrification of the Tirana - Durrës - Rinas railway line. The transition from the initial project......
Small business "keeps" the economy going - OECD: Albania advances in supporting entrepreneurship, digitalization challenge
Small and medium-sized enterprises continue to be the main pillar of the Albanian economy, generating around 78% of value added and over 82% of employment in......
National Flight School Opens - Rama: Training and Certification for NATO and Kosovo Pilots
The National Flight School has been opened, which will train pilots and air traffic controllers in Albania according to NATO standards. This School was......




