Çelet Shkolla Kombëtare e Fluturimit - Rama: Stërvitje e certifikim edhe për pilotë të NATO-s e Kosovës

Është çelur Shkolla Kombëtare e Fluturimit, e cila do të përgatisë në Shqipëri pilotë dhe kontrollorë të fluturimit sipas standardeve të NATO-s. Kjo Shkollë është ngritur në bashkëpunim me Elbit Systems, kompaninë izraelite për prodhimin e teknologjive ushtarake.
Sipas Kryeministrit Edi Rama, Forca e Armatosur Shqiptare është sot më e mirëpaguara në rajon, ndërsa synimi është që deri në 2030, Forcat e Armatosura të Shqipërisë të jenë në mesataren e forcave të NATO-s për sa i përket kontributit të shtetit për pagat e tyre. Ai u shpreh se kjo shkollë do të përgatisë edhe pilotë për Kosovën e vende të tjera të rajonit që janë pjesë e NATO-s, ndërsa hapi tjetër do të jetë ngritja e Shkollës Kombëtare të Forcave Speciale.
“Kemi një numër të konsiderueshëm të interesuarish, ndërkohë që Shkolla jonë Kombëtare e Fluturimit është e hapur edhe për të stërvitur dhe për të certifikuar pilotët e rinj të vendeve të NATO-s në rajonin tonë dhe padiskutim duke filluar nga Kosova. Hapi tjetër është Shkolla Kombëtare e Forcave Speciale. Përsëri, me partnerët tanë të Elbit Systems jemi në diskutime për të sjellë këtu në nga ekselencat botërore të stërvitjes, të trajnimit, të edukimit dhe cerifikimit të Forcave Speciale nga Izraeli dhe përsëri Shkolla Kombëtare e Forcave Speciale do të jetë një shkollë e hapur edhe për të tjerët”, tha Rama.
Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi u shpreh se dy helikopterë të rinj Bell 505, do të ndihmojnë në trajnimin e kursantëve të Shkollës Kombëtare të Fluturimit.
“Një rol të veçantë kanë edhe këta dy helikoterë të rinj trajnimi Bell 505, të cilat i janë bashkuar tashmë kapaciteteve të forcave tona ajrore, si një platformë moderne për formimin e pilotëve drejt së ardhmes. Ato do të krijojnë kushtet që kursantët të zhvillojnë aftësitë e tyre në një mjedis trajnimi që i mbështetet kërkesave të kohës”, deklaroi Ministri i Mbrojtjes.
Sipas Administratorit të KAYO, Ardi Veliu, ka ardhur koha që pilotët tanë të përgatiten brenda vendit, për këtë synim u krijua edhe Shkolla e Fluturimit.
“Në çdo vend anëtar të NATO-s, aftësia për të përgatitur pilotë dhe personelin teknik brenda vendit konsiderohet një element i rëndësishëm i sigurisë kombëtare. Edhe vendi ynë nuk mund të mbështetet pafundësisht te trajnimet jashtë vendit. Ajo duhet të ndërtojë kapacitetet e veta, me standarde ndërkombëtare, me infrastrukturë moderne dhe me ekspertizën e partnerëve më të mirë”, tha Administratori i KAYO.
Nisma të tilla po ndërmerren në funksion të rritjes së kapaciteteve të mbrojtjes së Shqipërisë.
Indeksimi dhe bonuset, rreth 170 milionë euro në 2026-ën/ Objektiv, 400 euro pensioni mesatar dhe 220 euro ai i pjesshëm
Prej datës 1 Korrik po vijon shpërndarjen e bonusit të verës prej 5 mijë lekësh të reja për të gjithë pensionistët. Ndërkohë, pritet që në muajin dhjetor të......
8.9 miliardë lekë më shumë për shëndetësinë - Investime në barna, shërbime spitalore dhe mbështetje sociale
Buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për vitin 2026 i shtohen 8.9 miliardë lekë krahasuar me parashikimin fillestar. Sipas......
Nga hotelet te bujqësia, kush fiton nga turizmi? - Topuzi: Çdo turist që vjen, angazhon në punë shtatë punonjës
Turizmi nuk sjell të ardhura vetëm për hotelet dhe restorantet. Efekti i tij shtrihet te ndërtimi, bujqësia, transporti, tregtia dhe një sërë shërbimesh të......
Pse bonusi i bebes ra me 32.6% në 2025? - 4 671 çeqe me fond rreth 1.48 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar
Shpenzimet për bonusin e bebes ranë ndjeshëm gjatë vitit 2025, në një kohë kur vendi përballet me rënie të lindjeve e plakje të popullsisë. Ekspertët......
Kosova pritet të humbë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes - Nga reformat e pazbatuara, pesë kanë të bëjnë me zbatimin e ligjeve
Kosova pritet të humbasë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian si pasojë e moszbatimit të reformave. Kryenegociatori i Kosovës me......
Transformimi i administratës publike - Rama: Proces jashtëzakonisht kompleks dhe i vështirë
Tranformimi i administratës publike është një proces i vështirë. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Edicionin e Tretë të Javës së......
Si ndryshon niveli i papunësisë në qarqe? Lezha mbetet në krye të renditjes, Kukësi përkeqësohet
Papunësia mbetet një nga treguesit më të rëndësishëm për të vlerësuar gjendjen e tregut të punës dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Të dhënat më të fundit......
Puna me orar të pjesshëm në rënie/ ‘Part-time’, më i zakonshëm te gratë dhe të rinjtë
Punësimi në Shqipëri ka shënuar një rënie të lehtë gjatë vitit 2025. Numri i të punësuarve zbriti në 1.17 milionë, nga 1.18 milionë një vit më parë, ndërsa......



