Shqipëria Postuar më 8 Mars 2026, 09:53

Shqipëria në piedestal, Rama: Pjesëmarrja në Panairin e Turizmit në Berlin, ngjarje e rëndësishme

Nga SCAN TV

Shqipëria në piedestal, Rama: Pjesëmarrja në Panairin e

Kryeministri Edi Rama e cilësoi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Panairin e Turizmit në Berlin si një ngjarje të madhe për vendin tonë. Rama tha në podcasting e tij javor se Shqipëria në atë Panair u vu në pjedestal.  

 

“Një moment i rëndësishëm i kësaj jave ishte edhe pjesëmarrja e Shqipërisë në panairin më të madh ndërkombëtar të turizmit në botë, ai i Berlinit, i cili këtë vit shënoi edhe 60-vjetorin e tij. Nëse ju kujtohet, vjet Shqipëria u ftua në Berlin si vendi, i cili u vu në piedestal.

 

Çdo vit ka një vend që vihet në piedestal dhe që në njëfarë mënyre është bashkëmikpritësi i panairit. 

 

Këtë vit nga data 3 deri më 5 mars, Shqipëria u riprezantua në atë panair  si destinacioni autentik mesdhetar, përmes konceptit  “Albania All Senses”, duke sjellë një panoramë të pasuruar të asaj që ishte prezantimi ynë i parë në atë panair: natyrë e jashtëzakonshme, histori unike, përvoja autentike, trashëgimi kulturore, në një vend që po rritet si aktor në industrinë e turizmit me ritme të shpejta. 

 

Me mbi 100 mijë pjesëmarrës nga rreth 190 vende të botës, panairi i Berlinit  mbetet një nga skenat më të rëndësishme globale të turizmit, dhe fakti që Shqipëria, jo vetëm hyri në atë panair, por edhe vazhdoi të tërheqë këtë vit shumë interesim, është një mesazh i qartë se sezoni që po vjen do të jetë  një sezon ende më i suksesshëm. Dhe pavarësisht të gjitha përpjekjeve të një tufe ditëzinjsh dhe punëzinjsh, siç thoshte dhe siç nuk i bie  fjalë në tokë avokat Ngjelës, numrat rekord të Shqipërisë do të konsolidohen,” tha Rama.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat