Shqipëria Postuar më 11 Gusht 2025, 14:03

Shqipëria modernizon infrastrukturën ushtarake - Forcat e Armatosura, me kampus të ri sipas standardeve të NATO-s

Nga Ledina Elezi

Shqipëria modernizon infrastrukturën ushtarake - Forcat e Armatosura,
Akademia e Forcave të Armatosura do të ketë tashmë një kampus të ri, i cili do të ofrojë hapësira moderne për studim, stërvitje, fjetje, sport dhe të tjera.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga projekti i kampusit të Akademisë së Forcave të Armatosura.

Ai shprehet se “Ky është projekti shumëfunksional i Akademisë së Forcave të Armatosura, i konceptuar nga kompania me famë botërore “Bofill Taller de Arquitectura”, që reflekton një frymë të re arkitekturore ku shkrihen mes tyre zonat akademike, stërvitore, sportive, logjistike dhe komanduese, për ta zhvendosur kampusin akademik drejt konceptit bashkëkohor të NATO-s”.

Qeveria shqiptare po investon për modernizimin e  infrastrukturës ushtarake, duke nisur që me Forcat e Armatosura, për të cilën synon të ngrejë një kampus sipas standardeve më moderne të Aleancës.

Në muajin shkurt u hap thirrja për rekrutimin e ushtarëve dhe detarëve të rinj. Investimi në kapitalin njerëzor mbetet në fokusin tonë thotë Rama, ndërsa nga aplikimet që do të mbylleshin në 31 mars, ka pasur një rritje të  ndjeshme të numrit të të interesuarve për sezonin e ri, me 1634 të rinj të interesuar gjithsej për programet Bachelor.

Sipas të dhënave nga Ministria  e Mbrojtjes, përgjatë 4 muajve të parë të 2025 janë shpenzuar 8.2 miliardë lekë për mbrojtjen nga 52.7 miliardë lekë që planifikohen për t'u shpenzuar në total deri në fund të këtij viti. Për arsimin ushtarak janë shpenzuar vetëm 4% e buxhetit për mbrojtjen deri më tani.

Shqipëria modernizon infrastrukturën ushtarake - Forcat e Armatosura, Shqipëria modernizon infrastrukturën ushtarake - Forcat e Armatosura, Shqipëria modernizon infrastrukturën ushtarake - Forcat e Armatosura, Shqipëria modernizon infrastrukturën ushtarake - Forcat e Armatosura, Shqipëria modernizon infrastrukturën ushtarake - Forcat e Armatosura, Shqipëria modernizon infrastrukturën ushtarake - Forcat e Armatosura, Shqipëria modernizon infrastrukturën ushtarake - Forcat e Armatosura, Shqipëria modernizon infrastrukturën ushtarake - Forcat e Armatosura, Shqipëria modernizon infrastrukturën ushtarake - Forcat e Armatosura,  Shqipëria modernizon infrastrukturën ushtarake - Forcat e Armatosura, Shqipëria modernizon infrastrukturën ushtarake - Forcat e Armatosura, Shqipëria modernizon infrastrukturën ushtarake - Forcat e Armatosura,

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat