Shqipëria Postuar më 5 Maj 2025, 13:20

“Shqipëria ka lënë pas rajonin” - Rama: Jemi vendi me rritjen më të lartë të PBB-së në Ballkan

Nga Hamit Yzeiraj

“Shqipëria ka lënë pas rajonin” - Rama: Jemi vendi me

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një takimi me banorët e qytetit të Korçës, ka ndarë disa nga arritjet kryesore të qeverisë së tij nga viti 2013 deri më sot.

“Ne nuk jemi në garë me Gjermaninë, por me vendet e rajonit. Kemi qenë në vend të fundit dhe po të shohim tani, rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë ka qenë më e lartë se ajo e vendeve të rajonit. Të ardhurat për frymë kanë qenë 3,300 euro dhe projektohet të arrijnë në 15 mijë euro.”

“Shqipëria ka lënë pas rajonin” - Rama: Jemi vendi me

Kryeministri Rama u ndal edhe te borxhi publik i vendit, ku tha se situata ishte më e keqe sesa dukej fillimisht.

“Borxhi publik në dukje ishte 70%, por në fakt ishte shumë më i lartë për shkak të menaxhimit të fondeve nga qeveria e mëparshme. Kreditë e këqija në banka kanë qenë në nivelin 24% përpara se të merrnim pushtetin, ndërsa sot janë ulur në 4.2%, që është një nivel normal.”

Kreu i qeverisë foli gjithashtu për disa tregues të tjerë ekonomikë gjatë bisedës me banorët, ndër të cilët ulja e pabarazisë në të ardhura nga 7.5% në 4.9% dhe ulja e normës së papunësisë nga 17.5% në 8.8%.

“Shqipëria ka lënë pas rajonin” - Rama: Jemi vendi me

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat