“Shpërthejnë” zjarret, por pronat të pasigurura/ AMF: Rreth 2.4% më pak prime të shkruara bruto në gjysmën e parë të vitit
Pavarësisht se përgjatë muajve të fundit ka pasur një përhapje të zjarreve në të gjithë vendin, duke rrezikuar shpesh jetë njerëzish, banesa apo toka bujqësore, shqiptarët vijojnë të mos paguajnë shumë për sigurim, ndërsa edhe dëmshpërblimi nga kompanitë e sigurimit mbetet i ulët.
Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimi prej zjarrit, forcave të natyrës dhe dëmtime të tjera në pronë, pësuan një rënie me 2.4%. Në total, kompanitë e sigurimit kanë arkëtuar gati 1.7 miliardë lekë nga policat e sigurimit të pronës.
Megjithëse ka një rënie në primet e shkruara bruto, numri i kontratave të sigurimit është rritur. Kjo do të thotë se ka pasur njëfarë ndërgjegjësimi për të siguruar pronën nga zjarri, por është paguar më pak në këtë drejtim.
Numri i kontratave të sigurimit për sigurimin nga zjarri dhe dëmtimet e tjera në pronë ka arritur mbi 31 mijë, rreth 9.3% më shumë se në periudhën janar-qershor të vitit të kaluar.
Ndërkohë, sigurimi nga zjarri, forcat e natyrës dhe dëmtimet e tjera në pronë përbën vetëm 14.7% të totalit të sigurimeve të jo-jetës.
Po për sa i përket dëmeve, sa prej tyre janë mbuluar nga shoqëritë e sigurimit?
Në gjysmën e parë të vitit, kompanitë e sigurimit kanë mbuluar 221 milionë lekë dëme në pronë, dëme të cilat janë shkaktuar kryesisht nga zjarri dhe fatkeqësi të tjera natyrore. Në krahasim me gjysmën e parë të vitit të kaluar, kemi një rënie me 44% të dëmeve të paguara nga këto kompani.
Sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje, që prej fillimit të vitit e deri më tani, numri total i vatrave të zjarrit ka arritur në 59, ndërsa është djegur mbi 29 mijë hektarë sipërfaqe.

Bizneset, afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare/ QKB: Mosdorëzimi në kohë, gjoba deri në 60 mijë lekë
Bizneset do duhet të dorëzojnë pasqyrat financiare pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Sipas një njoftimi në rrjetet sociale, e- Albania bën me dije se deri......

Tërmet me magnitudë 8.8 në Rusinë lindore/ Paralajmërime për cunami në Alaskë dhe Japoni
Tërmeti me magnitudë 8.8 që tronditi Rusinë verilindore të mërkurën, nxiti paralajmërime për cunami në shtetet amerikane të Alaskës dhe Hauait, si dhe në......

Universiteti i Tiranës drejt ndërkombëtarizimit/ Rektori Hoxha: Riorganizim i programeve për vitin 2025–2026
Teksa, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka njoftuar që programet e studimit janë hapur zyrtarisht, rëndësi të madhe ka krijimi i mekanizmave që mbrojnë......

Kamchatka dhe Unaza e Zjarrit/ Një kujtesë për fuqinë dhe paparashikueshmërinë e Tokës
Tërmeti me magnitudë 8.8 ballë që goditi Kamçatkën e Rusisë, e ka përqendruar edhe një herë vëmendjen në një nga rajonet më të rrezikshme dhe gjeologjikisht......

Britania, përfituese e marrëveshjes BE-SHBA? Diferenca tarifore mund të favorizojë tregtinë britanike me partnerët
Ndërsa liderët botërorë dhe ekonomistët në Evropë po analizojnë marrëveshjen tregtare midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, disa ekspertë kanë......

Miratohet metodologjia për subvencionet në ujësjellës/ Për familjet në nevojë kompensim 100% deri në 5 metër kub ujë në muaj
Qeveria ka miratuar një vendim të rëndësishëm për sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, i cili synon mbështetjen financiare të familjeve në nevojë dhe......

Itali, kriza demografike “paralizon” ekonominë/ Popullsia në moshë pune do të tkurret me mbi 20% në 25 vjet
Agjencia kombëtare e statistikave Istat tha se popullsia në moshë pune e Italisë pritet të tkurret me më shumë se një të pestën gjatë 25 viteve të ardhshme,......

Premtimi 750 miliardë USD i BE/ A mund të blejë blloku më shumë energji amerikane?
Bashkimi Evropian ka premtuar të blejë çdo vit furnizime energjetike me vlerë 250 miliardë dollarë nga Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë naftën, gazin......