Bota Postuar më 30 Korrik 2025, 09:15

Premtimi 750 miliardë USD i BE/ A mund të blejë blloku më shumë energji amerikane?

Nga Kristi Ceta

Premtimi 750 miliardë USD i BE/ A mund të blejë blloku më

Bashkimi Evropian ka premtuar të blejë çdo vit furnizime energjetike me vlerë 250 miliardë dollarë nga Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë naftën, gazin natyror të lëngshëm (LNG) dhe teknologjinë bërthamore, si pjesë e marrëveshjes kornizë tregtare me SHBA-në. Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se objektivi 750 miliardë dollarë në tre vjet është i parealizueshëm, pasi do të kërkonte ridrejtimin e një pjese të madhe të eksporteve amerikane të energjisë drejt Evropës.

Sipas të dhënave të Administratës Amerikane të Informacionit për Energjinë, eksportet totale amerikane të energjisë ishin 318 miliardë dollarë në vitin 2024, ndërsa BE importoi vetëm 76 miliardë dollarë nga këto. Për të arritur qëllimin, importet evropiane duhet të trefishohen, diçka që konsiderohet e parealizueshme. Ekspertët shpjegojnë se flukset e naftës amerikane do të duhej të ridrejtoheshin plotësisht tek BE, ose vlera e importit të LNG-së do të duhej të rritej deri në gjashtëfish.”

Kërkesa për eksportet amerikane të energjisë është e fortë nga vende të tjera që gjithashtu kanë premtuar blerje të mëdha përmes marrëveshjeve tregtare. Kjo mund të nxisë rritje çmimesh bazë të naftës dhe gazit në SHBA, si dhe të shtyjë prodhuesit amerikanë të preferojnë eksportet në vend të furnizimit të brendshëm; një skenar që mund të sjellë vështirësi politike dhe ekonomike për udhëheqësit evropianë dhe amerikanë.

Një zyrtar i lartë i BE-së theksoi se objektivi prej 250 miliardë dollarësh në vit është bazuar në një vlerësim të kapacitetit të BE-së për të përballuar energji amerikane, por realizimi do të varej nga investime të mëdha në infrastrukturën e naftës dhe LNG-së, logistikat e importit dhe nga kapaciteti i transportit detar.

Aktualisht, Shtetet e Bashkuara janë furnizuesi kryesor i LNG-së për BE-në, duke siguruar 44% të kërkesës së saj dhe 15.4% të nevojës totale për naftë në 2024. Por ekspertët parashikojnë se për të arritur objektivin, do të duheshin investime të jashtëzakonshme në prodhim dhe dërgesë, duke tejkaluar edhe planet deri në vitin 2030.

Vendimi i BE-së për t’i dhënë fund importit të energjisë ruse deri në vitin 2028 mund të stimulojë rritjen e blerjeve nga SHBA. Megjithatë, parashikimet tregojnë se kërkesa evropiane për naftë pritet të bjerë për shkak të tranzicionit drejt energjisë së pastër, çka mund ta bëjë objektivin 750 miliardë dollarë më të pamundur.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat