Shqipëria Postuar më 29 Korrik 2025, 12:20

Moda e plazhit 2025 në QTU/ Ulje deri në -70%, aksesorët që po bëjnë namin këtë verë

Nga Hamit Yzeiraj

Moda e plazhit 2025 në QTU/ Ulje deri në -70%, aksesorët që

Temperaturat që rriten çdo ditë kanë sjellë momentin ideal për të rifreskuar garderobën tuaj të plazhit. Dhe destinacioni më i kërkuar për këtë është padyshim QTU, ku uljet kanë nisur fuqishëm edhe për kategoritë më të dashura të stinës, aksesorët dhe veshjet e plazhit.

Por çfarë preferojnë vizitorët këtë verë? Syzet e mëdha, në formë kornizash retro apo katrore, janë një ‘must’ që nuk mungon në asnjë çantë vere. Çantat prej kashte, shpesh të kombinuara me detaje lëkure ose boja të ndezura, janë kthyer në një simbol të stilit mesdhetar. Po ashtu, shapkat me ngjyra neon dhe kapelat me brimë të gjëra apo detaje romantike po pushtojnë vitrinat.

Në dyqane si Parfois, Carpisa, Tezenis, LC Waikiki, Koton dhe Jumbo, do të gjeni koleksione të kuruara me kujdes, që sjellin frymëzimin tropikal dhe stilin ‘boho chic’ direkt në gardërobën tuaj. Bikini me motive palme ose ananasi, tunika prej materiali të hollë që valëviten nga era dhe fustane të lehta verore të gjitha janë aty, gati për t’u provuar.

Ajo që e bën këtë sezon edhe më tërheqës janë uljet që arrijnë deri në -70%, duke e kthyer QTU-në në një destinacion jo vetëm të modës, por edhe të zgjuarsisë ekonomike. Një rast perfekt për të kompletuar ‘look-un’ tuaj veror – qofshin këto pushime në bregdet, një ditë relaksi në pishinë, apo edhe një fundjavë në qytet.

Vera nuk është vetëm një stinë, por një ndjesi. Dhe ajo nis nga stili. Në zemër të blerjes verore, QTU ofron jo vetëm produkte të trendit, por edhe një atmosferë energjike që e bën çdo vizitë të veçantë.

Vizitoni QTU sepse këtë verë, stili, kursimi dhe pushimi nisin që këtu.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat