Samiti i IV i Diasporës në Shqipëri - Rama fton "trurin" e kombit: Ejani të projektojmë të ardhmen

Nën moton "Një komb, një zemër, një e ardhme", Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka konfirmuar zyrtarisht mbajtjen e Samitit të Katërt të Diasporës në Tiranë, në datat 13, 14 dhe 15 prill.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryediplomati Hoxha publikoi ftesën zyrtare të nënshkruar nga Kryeministri Edi Rama, ku theksi vihet te roli i ri që shqiptarët e botës kanë marrë pas jetësimit të votës së tyre të drejtpërdrejtë.
“Dija juaj në shoqëritë ku jetoni, përvoja juaj në çdo nivel të punës dhe lidhjet tuaja janë një pasuri e madhe e kombit tonë. Ju ftoj të jeni pjesë e Samitit të 4-t të Diasporës Shqiptare për të projektuar së bashku rolin tuaj në rrugëtimin drejt Shqipërisë 2030 në BE dhe Ju pres me mirënjohje për gjithçka bëtë, e me besim në gjithçka do të vazhdoni të bëni.”, shkruan kryeministri Rama.
Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë e cilëson këtë ritakim si një moment reflektimi dhe mirënjohjeje. Sipas Ramës, suksesi i shqiptarëve në botë, nga punëtorët e thjeshtë e sipërmarrësit, deri te profesionistët në auditorë e në platformat e Inteligjencës Artificiale, është një pasuri kombëtare që duhet të shërbejë si energji e re për zhvillimin e Shqipërisë.
" Ju nuk jeni më thjesht lekëdërgues bujarë e vëzhgues të kujdesshëm të Shqipërisë, por edhe ndërtues aktivë të së ardhmes së atdheut tonë të përbashkët. Samiti i prillit është pikërisht hapësira ku do të diskutojmë se si ta kthejmë këtë stad të ri marrëdhënieje në një energji të re për një motor të shtuar të zhvillimit të Shqipërisë.” shprehet Kryeministri në ftesën e tij.
Samiti i Diasporës mbetet aktiviteti më i madh i këtij lloji, duke mbledhur në kryeqytet përfaqësues të komuniteteve shqiptare nga të pesë kontinentet.

Rrjeti elektrik në veri, 35 mln euro investime - Kredia, për pasojat e tërmetit 2019. Ndërhyrje në Fushë-Krujë, Lezhë e Shkodër
35 mln euro për përmirësimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në veri të Shqipërisë pas tërmetit të vitit 2019. Investimet do të kryhen......
Energjia rriti inflacionin në Gjermani - Pasojat e luftës në Lindjen e Mesme kanë nisur të ndjehen
Inflacioni në Gjermanj gjatë muajit mars u rrit në nivelin e tij më të lartë që nga janari i vitit 2024, ndërsa një rritje e çmimeve të energjisë e nxitur......
Konferenca me mediat, Kumbaro: Drejt përmbylljes kapitujt 25 dhe 26 të anëtarësimit
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro mbajti sot një konferencë me gazetarët që mbulojnë çështjet e arsimit në media për të ndarë disa prej prioriteteve,......
Në Shqipëri kujdesi për të afërmit mbetet në familje/ Sipas Eurostat, vetëm një pjesë e vogël përdor shërbime profesionale
Eurostat ka publikuar disa të dhëna mbi familjet ku të paktën një anëtar ka nevojë për kujdes afatgjatë për shkak të problemeve shëndetësore. Statistikat......
“Frenoni kërkesën për naftë, përgatituni për ndërprerje” - BE u bën apel vendeve anëtare për kursime si pasojë e luftës
Komisioneri Evropian, Dan Jørgensen, u ka kërkuar vendeve anëtare të përcaktojnë masat për të zvogëluar përdorimin e naftës dhe gazit, veçanërisht në......
Energjia e pastër, rritet interesi për Garancinë e Origjinës - Katër kompani aplikojnë brenda pak javësh pranë Entit Rregullator të Energjisë
Brenda pak javësh, katër kompani kanë aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë për t’u pajisur me Certifikatën e Garancisë së Origjinës. Bëhet fjalë për......
OBP në seminarin e nivelit të lartë në Ambasadën Britanike - Prokurimi publik si instrument i sigurisë ekonomike
Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) mori pjesë në seminarin e nivelit të lartë të zhvilluar në Ambasadën Britanike në Tiranë, i fokusuar në sigurinë......
Salla: 5.2 miliardë lekë mbështetje për fermerët, rriten subvencionet dhe përfshihen masa të reja
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi skemën kombëtare të mbështetjes për fermerët për vitin 2026, me një buxhet prej 5.2......


