Shqipëria Postuar më 31 Mars 2026, 13:04

Rrjeti elektrik në veri, 35 mln euro investime - Kredia, për pasojat e tërmetit 2019. Ndërhyrje në Fushë-Krujë, Lezhë e Shkodër

Nga Ola Mitre

Rrjeti elektrik në veri, 35 mln euro investime - Kredia, për pasojat

35 mln euro për përmirësimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në veri të Shqipërisë pas tërmetit të vitit 2019.

Investimet do të kryhen përmes një kredie nga Cassa Depositi e Prestiti, teksa zv.ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Edona Bilali ka dhënë detajet e ndërhyrjeve që do të shtrihen në Fushë-Krujë, Lezhë e Shkodër.

Bilali tha se këto investime pritet të ulin humbjet në rrjet, si dhe të përmirësojnë treguesit për ndërprerjet e energjisë elektrike.

Marrëveshja e huasë ka disa vite që është depozituar në Kuvend, por vetëm tani ka nisur shqyrtimi i saj në komisionet parlamentare.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat