Konferenca me mediat, Kumbaro: Drejt përmbylljes kapitujt 25 dhe 26 të anëtarësimit

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro mbajti sot një konferencë me gazetarët që mbulojnë çështjet e arsimit në media për të ndarë disa prej prioriteteve, arritjeve dhe nismave në arsim. Ajo e nisi komunikimin me përditësimin e punës mbi dy kapitujt e arsimit në përmbushjen e negociatave me Bashkimin Europian.
"Dua ta nis nga ky i dyti, pra kapitulli 26 - ku pothuajse kemi përmbushur të gjitha piketat. Konkretisht, është krijuar tashmë me Vendim të Këshillit të Ministrave. Inspektorati Qendror i Arsimit Parauniversitar. Kemi Planin e Veprimit për Arsimin Dixhital 2025-2030, ku edhe përmes kronikave televizive ju keni pasur një rol shumë të rëndësishëm në dhënien e këtij informacioni. Është lançuar Baza Shtetërore e të Dhënave të Arsimit të Lartë (SMIAL), e cila është një bazë të dhënash që përdoret prej korrikut të vitit 2025, që gjurmon aktivitetin studimor online nga notat, te klasifikimet. Kemi planin e veprimit për arsimin e lartë dhe planin e integritetit. Dhe gjithashtu, kemi miratuar në Qeveri ligjin për ngritjen e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, dhe me miratimin e ligjit edhe në Parlament, plotësojmë 100% piketat përmbyllëse në raport me procesin e integrimit."
Për sa i përket kapitullit 25, ministrja Kumbaro tha se jemi në fazën e avancimit të plotë:
“Janë miratuar aktet nënligjore të Ligjit për Kërkimin Shkencor. Po rrisim gradualisht buxhetin dedikuar kërkimit shkencor. Paketa e akteve nënligjore është mbyllur, i cili ka kaluar në 0,3% të PBD dhe na kërkohet që në vitin 2030 të shkojë në 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Është miratuar plani i veprimit për tabelën evropiane të inovacionit. Kemi ndër të tjera dhe platformën ACRIS, regjistrin e kualifikimeve shkencore”, tha ministrja.
Puna për përmbushjen e kapitujve 25-26 vazhdon sipas kalendarit, si pjesë e grupkapitullit 3 të negociatiave me BE.
Në Shqipëri kujdesi për të afërmit mbetet në familje/ Sipas Eurostat, vetëm një pjesë e vogël përdor shërbime profesionale
Eurostat ka publikuar disa të dhëna mbi familjet ku të paktën një anëtar ka nevojë për kujdes afatgjatë për shkak të problemeve shëndetësore. Statistikat......
“Frenoni kërkesën për naftë, përgatituni për ndërprerje” - BE u bën apel vendeve anëtare për kursime si pasojë e luftës
Komisioneri Evropian, Dan Jørgensen, u ka kërkuar vendeve anëtare të përcaktojnë masat për të zvogëluar përdorimin e naftës dhe gazit, veçanërisht në......
Energjia e pastër, rritet interesi për Garancinë e Origjinës - Katër kompani aplikojnë brenda pak javësh pranë Entit Rregullator të Energjisë
Brenda pak javësh, katër kompani kanë aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë për t’u pajisur me Certifikatën e Garancisë së Origjinës. Bëhet fjalë për......
OBP në seminarin e nivelit të lartë në Ambasadën Britanike - Prokurimi publik si instrument i sigurisë ekonomike
Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) mori pjesë në seminarin e nivelit të lartë të zhvilluar në Ambasadën Britanike në Tiranë, i fokusuar në sigurinë......
Salla: 5.2 miliardë lekë mbështetje për fermerët, rriten subvencionet dhe përfshihen masa të reja
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi skemën kombëtare të mbështetjes për fermerët për vitin 2026, me një buxhet prej 5.2......
Ndërtimi dhe tregtia udhëheqin rritjen e kredisë/ Huaja e re për biznesin u shty edhe nga akomodimi dhe shërbimi ushqimor
Kredia e re për biznesin ka vijuar rritjen edhe në muajt e parë të vitit 2026, duke konfirmuar se korporatat mbeten shtysa kryesore e zgjerimit të huadhënies......
Ndryshon trendi në tregun valutor – Rikuperojnë Dollari, Franga dhe Paundi
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes duke u forcuar nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 83.2 lekë dhe është shitur me 84.2......
InfoSoft Systems sjell arkitekturën e plotë të Cloudflare Enterprise tek bizneset shqiptare.
Pse Pikërisht Cloudflare? Cloudflare është një infrastrukturë interneti dhe ky dallim nuk është semantik, është arkitekturë. Rrjeti i Cloudflare është ndër......


