Porti i Durrësit, rritje 12% në përpunimin e mallrave - APD: Janë përmirësuar shërbimet dhe optimizuar proceset

Porti i Durrësit raporton një ecuri pozitive në përpunimin e mallrave gjatë fillimit të vitit 2026. Autoriteti Portual i Durrësit bën të ditur se, përgjatë dy muajve të parë të vitit është shënuar një rritje e volumit të mallrave të përpunuara në port.
Vetëm në muajin shkurt, përpunimi i mallrave ka njohur një rritje prej 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo rritje tregon një intensifikim të aktivitetit në kalatat portuale dhe një kërkesë në rritje për shërbimet që ofron Porti i Durrësit.
Ndërkohë, në total, dy mujori i parë i vitit 2026 reflekton një rritje prej 5.4%, duke konfirmuar një trend pozitiv në aktivitetin portual.
Ky zhvillim lidhet me intensifikimin e punës në kalatat e portit dhe përpjekjet për të rritur efikasitetin operacional. Autoriteti Portual i Durrësit thekson se përmirësimi i shërbimeve dhe optimizimi i proceseve po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e performancës dhe në rritjen e kapaciteteve përpunuese.
Gjithashtu, rritja e volumit të mallrave pasqyron edhe një gjallërim të shkëmbimeve tregtare. Porti i Durrësit është porti kryesor i Shqipërisë, që vijon të luajë një rol të rëndësishëm në lidhjen e tregut shqiptar me rajonin dhe më gjerë.
Autoriteti Portual Durrës vijon të investojë në infrastrukturë dhe shërbime, për të përballuar më mirë flukset në rritje dhe për të përmirësuar përvojën e udhëtarëve.
Prezantohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit - Hita: Siguria e qytetarit është detyrimi më i madh
Është prezantuar ditën e sotme Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor, Skënder Hita, i cili ka një karrierë 25-vjeçare me uniformën......
Apple feston 50-vjetorin/ Kompania aktualisht ka një vlerë tregu afërsisht 3.8 trilionë USD
Apple feston 50-vjetorin e saj më 1 prill 2026, duke shënuar pesë dekada që nga themelimi i saj nga Steve Jobs dhe Steve Wozniak në vitin 1976. Apple......
Marrëveshja tregtare BE-Australi/ Çfarë pritet të përfitojnë kompanitë?
Pas tetë vitesh negociata, 15 raunde bisedimesh dhe një negociate të pezulluar në vitin 2023, BE dhe Australia nënshkruan një marrëveshje të shumëpritur të......
1.5 mld euro për të forcuar industrinë e mbrojtjes - Komisioni Evropian miraton një paketë të re financimi
Komisioni Evropian miratoi kornizën për zbatimin e Programit Evropian të Industrisë së Mbrojtjes (EDIP), me një vlerë totale prej 1.5 miliardë euro, që synon......
Si po ndikon lufta në energji dhe tregti? - Analiza e FMN: Shqetësimet për çmimet e ushqimeve po rriten
Edhe pse lufta mund ta formësojë ekonominë globale në mënyra të ndryshme, të gjitha rrugët çojnë në çmime më të larta dhe rritje më të ngadaltë. Sipas një......
Fondi 52 milion euro, miratohen skemat e reja të mbështetjes në bujqësi, më shumë para për blegtorinë
Qeveria ka miratuar skemat e reja të mbështetjes në bujqësi për vitin 2026, përmes një fondi prej 52 milionë eurosh. Këtë vit skema ka risi, ku ështe hequr......
“Nën vëzhgim, turizmi, ndërtimi dhe shërbimet mjekësore” - Administrata Tatimore në aksion, kontroll te sektorët me risk të lartë
Administrata Tatimore po thellon aksionin për formalizimin e ekonomisë, duke u fokusuar te sektorët me risk të lartë për informalitet. Turizmi, ndërtimi dhe......
Kur do të ulet akciza e karburanteve? - Ministri Malaj: E zbresim me 8 lekë nëse çmimi i pakicës kalon 220 lekë/litër
Gjatë një konference për mediat së bashku me drejtuesit e administrative tatimore dhe doganore, ministri i Financave, Petrit Malaj, foli për punën që po......


