Fondi 52 milion euro, miratohen skemat e reja të mbështetjes në bujqësi, më shumë para për blegtorinë

Qeveria ka miratuar skemat e reja të mbështetjes në bujqësi për vitin 2026, përmes një fondi prej 52 milionë eurosh. Këtë vit skema ka risi, ku ështe hequr mbëhstetja me naftë e fermerëve për punime të mekanizuara në bujqësi, si dhe është rritur financimi për krere në blegtori dhe bletari, duke përgjysmuar edhe tavanin e tufave që duhet të kenë fermerët për përfitim.
Konkretisht, referuar vendimit, do të mbështeten blegtorët në vlerën deri në 12 mijë lekë/krerë, për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermer/aplikant, me jo më pak se 5 krerë lopë dhe /ose mëshqerra. Për pjesën mbi 50 krerë, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Shoqëri të bashkëpunimit bujqësor (në vijim SHBB)”;
Do të jepen 1500 lekë/krerë për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermer/aplikant, me jo më pak se 50 krerë dele dhen/ose dhi. Për pjesën mbi 300 (treqind) krerë, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “SHBB”;
Për mbarështimin e bletarisë, mbështetja është dyfishuar dhe është përgjysmuar kufiri i zgjojeve që duhet të ketë një fermer. Konkretisht dhe do të jepen 2 mijë lekë për zgjua, për fermer/aplikant, me jo më pak se 25 zgjoje. Për pjesën mbi 150 zgjoje, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “SHBB”;
Për dosa dhe/ose paradosa të matrikulluara, në vlerën deri në 7 mijë) lekëkrerë dosë/paradosë, për fermer/aplikant, me jo më pak se 5 krerë dosa dhe/ose paradosa.
Për pjesën mbi 100 krerë, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “SHBB”;
Për kontrollin biologjik të dëmtuesve të perimeve (domate, speca, tranguj) në serra dhe/ose luleshtrydheve në tunele plastike, masa e përfitimit është 70% e vlerës totale të faturave tatimore, për blerjen e materialeve biologjike, përfshirë insektet e dobishme, por jo më shumë se 40 mijë lekë për dynym, në rastin e dy mbjelljeve në vit.
Për fermat organike për periudhën në kalim, vitin e parë, jepen 100 mijë lekë, në vitin e dytë dhe të tretë 150 mijë lekë, dhe 200 mijë lekë për fermë të certifikuar;
Për implementimin dhe certifikimin global GAP, përfshirë mbulimin e kostove të analizave të produkteve në perime, fruta, rrush, ullinj, agrume dhe kultura të tjera bujqësore të certifikueshme, në masën 50% të vlerës totale të faturës tatimore.
Qeveria ka përcaktuar se 2.5 miliardë lekë nga fondi total do të shkojë për mbështetje për investime ku fermerë të rinj, për investime në ferma bujqësore dhe blegtorale, do të përfitojnë 70% e vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 1 milion lekë; për ndërtimin/rikonstruksionin e staneve dhe/ose pajisjeve për përmirësimin e kushteve, masa e përfitimit është në 70% e vlerës së faturave tatimore, por jo më shumë se 3 tre milionë lekë për subjekt. Për pajisje, makineri dhe mjete bujqësore për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në ferma bujqësore dhe blegtorale, masa e përfitimit është në 50% e vlerës së faturave tatimore, por jo më shumë se 500 mijë lekë për subjekt dhe jo më pak se 50 mijë lekë për subjekt.
11.2 milionë lekë do të shkojnë për pagesën e vlerës së palikuiduar për kontratat e mëparshme dhe për vlerat e palikuiduara.
Kur kërkesat që kanë plotësuar kriteret janë më të larta se fondi i vënë në dispozicion, atëherë fondi ndahet në mënyrë propocionale.
“Nën vëzhgim, turizmi, ndërtimi dhe shërbimet mjekësore” - Administrata Tatimore në aksion, kontroll te sektorët me risk të lartë
Administrata Tatimore po thellon aksionin për formalizimin e ekonomisë, duke u fokusuar te sektorët me risk të lartë për informalitet. Turizmi, ndërtimi dhe......
Kur do të ulet akciza e karburanteve? - Ministri Malaj: E zbresim me 8 lekë nëse çmimi i pakicës kalon 220 lekë/litër
Gjatë një konference për mediat së bashku me drejtuesit e administrative tatimore dhe doganore, ministri i Financave, Petrit Malaj, foli për punën që po......
Bizneset do financojnë grumbullimin dhe riciklimin e mbetjeve - Përgjegjësia e Zgjeruar e Prodhuesit, kusht për anëtarësimin në BE
Ministria e Mjedisit ka gati 4 projektvendimet, që do i hapin rrugë zbatimit të ligjit “Për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit”, duke ngarkuar çdo......
Siguria teknike në kantiere, IKMT gjobit 22 subjekte në Tiranë
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vazhdon me intensitet inspektimin e kantiereve të ndërtimit në të gjithë territorin, me fokus të veçantë......
Cili rrjet social përdoret më shumë në Shqipëri? TikTok mbetet programi më i shkarkuar në nisje të vitit
Rrjetet sociale janë kthyer në një pjesë të pandashme të jetës së përditshme për shumicën e njerëzve, sidomos në një kohë kur trendet e botës virtuale po......
Beja: Doganat drejt inteligjencës artificiale, 112 masa ndaj subjekteve të hidrokarbureve
Administrata doganore po orienton punën drejt përdorimit të inteligjencës artificiale dhe analizës së riskut për të luftuar kontrabandën dhe fenomenet e......
Ilir Binaj: Dixhitalizimi kursen miliona orë pune, fokus i ri te ndërtimi dhe turizmi
Dixhitalizimi i shërbimeve mbetet një nga shtyllat kryesore të administratës tatimore për përmirësimin e shërbimit ndaj tatimpaguesve. Kështu u shpreh......
Petrit Malaj: Të ardhurat në nivele historike, mbi 1 miliard euro më shumë në 2025-2026
Ekonomia shqiptare po hyn në një fazë të re zhvillimi, ku financat publike po shndërrohen në një motor real të rritjes. Kështu u shpreh ministri i Financave,......


