Sa është zgjeruar harta e të huajve që na vizitojnë? - Janar-Gusht, Shqipëria mirëpriti gati 9 milionë turistë
200 mijë më shumë turistë se gushti i kaluar, mirëpriti Shqipëria duke arritur në 2.38 milionë vizitorë në muajin e tetë të 2025. Ndërsa, për periudhën janar-gusht 2025, Shqipëria mirëpriti gati 9 milionë vizitorë të huaj. Duke e krahasuar, me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë rreth 500 mijë turistë më shumë, të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet, apo për ta vizituar.
Por këtë periudhë, si dhe sa është zgjeruar harta e turistëve që vizitojnë vendin tonë?
Shqiptarët e Kosovës, vijojnë të jenë vizitorët besnikë të Shqipërisë. Por jo vetëm në sezonin e verës, janë vizitorë gjithëvjetorë të turizmit shqiptar. Përtej Adriatikut, turistët italianë janë kthyer në tregun e dytë më të madh që zgjedhin brigjet dhe malet shqiptare për të pushuar.
Por teksa rritemi ndjeshëm për tregje të reja, jo tradicionalë për turizmin shqiptar, harta e vizitorëve të Gjermanisë shënoi rritje këtë periudhë gati në 21%. Një tjetër rritje, kanë shënuar pushuesit që vijnë nga Franca me 44%, për të vijuar me rritje të ndjeshme me Holandën, Mbretërinë e Bashkuar, Blegjikën. Rritje e turistëve që na vizitojnë, janë përtej oqeanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deri në tregjet aziatike.
Një rritje e konsoliduar është Kina me 28% më shumë se viti i kaluar, pasuar me rritje të konsiderueshme nga India, Brazili, Australia, po ashtu ka rritje apo edhe rritja nga Turqia etj. Ndonëse viti i kaluar, u konsiderua si “prova e zjarrit”, për të ruajtur sukseset e vitit 2023, tashmë, shifrat, pra sasia e turistëve nuk është më prioritet. Prioriteti i Shqipërisë Turistike, është cilësia e turistëve që vizitojnë vendin tonë.

Hapet për qarkullim rruga Qukës-Qafë Plloçë
5 shtatori shënon hapjen zyrtare për kalimin e automjeteve në rrugën Qukës – Qafë Plloçë. Aksi ka një gjatësi totale prej 43.8 km dhe është një rrugë e......

Janari vendosi rekordin e konsumit - Si ka ndikuar turizmi? 65 mln euro më shumë nga TVSH e brendshme
Ky vit është shoqëruar me një rritje të ndjeshme të konsumit nga ana e qytetarëve shqiptarë por edhe turistëve të huaj që vizitojnë vendin tonë. Tregues për......

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Në çdo 24 orë të një viti prodhohen rreth 69 mln euro. Jemi të tretët në rajon
Bazuar në të dhënat më të fundit të INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit për vitin 2024 është vlerësuar në rreth 2.51 trilionë lekë ose afërsisht 25.2......

Java mbyllet me të kuqe – Rënie e përgjithshme në tregun valutor!
Dollari amerikan sikurse edhe valutat e tjera kryesore e ka mbyllur këtë javë negativisht duke regjistruar zbritje nga një ditë më parë teksa është blerë sot......

Në Rinas zbritën 7.83 mln pasagjerë në 8 muaj - Rritje me 8%. Numri i fluturimeve arriti në mbi 47 mijë
Përgjatë 8 muajve të parë të vitit, në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë regjistruar 7.83 milionë pasagjerë të ardhur. Në krahasim me të njëjtën......

Verërat shqiptare drejt BE, miratohen certifikatat e reja - Shtohen informacionet që duhet të përmbajë etiketa e produkteve
Kantinat shqiptare që prodhojnë verë dhe e eksportojnë atë në vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë do duhet të pajisen me një certifikatë të re......

Shqipëria, nën “rrotat” aziatike - 66 mijë makina të reja, Gjirokastra “frenon” e fundit
Nëse ka një gjë që shqiptarët duket se nuk e negociojnë, ajo është dëshira për makinat dhe siç po rezulton, edhe për makinat koreane. Sipas të dhënave më të......

Plan masash për fillimin e vitit të ri shkollor - Policia, në gatishmëri pranë institucioneve arsimore
Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2025-2026, Policia e Shtetit ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet arsimore publike......