Janari vendosi rekordin e konsumit - Si ka ndikuar turizmi? 65 mln euro më shumë nga TVSH e brendshme
Ky vit është shoqëruar me një rritje të ndjeshme të konsumit nga ana e qytetarëve shqiptarë por edhe turistëve të huaj që vizitojnë vendin tonë.
Tregues për këtë janë të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar nga administrata tatimore, çka tregon qarkullimin e produkteve dhe shërbimeve brenda vendit përmes faturave fiskale dhe 20% e paguar nga konsumatorët.
Përgjatë periudhës Janar-Korrik, tatimet kanë mbledhur nga TVSH e brendshme afro 39.2 miliardë lekë, apo 392 milionë euro.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku u arkëtuan 327 milionë euro nga ky zë, ka një rritje prej 65 milionë euro, e cila për ekonominë shqiptare, nuk është e vogël.
Por si është shtrirë konsumi sipas muajve? Nëse i referohemi të dhënave të TVSH- së së arkëtuar për çdo muaj gjatë 2025-ës, vihet re se rekordi i të ardhurave regjistrohet në Janar, me afro 113 milionë euro të hyra në buxhet. Kjo shifër konsiderohet si suprizuese, duke qenë se Janari është zakonisht muaji kur konsumatorët kufizohen për shkak të shpenzimeve të larta gjatë festave të Dhjetorit. Përgjatë muajve shkurt-maj, të ardhurat variojnë nga 40-50 milionë euro në muaj, ndërsa Qershori ka një rënie të konsiderueshme, ku janë arkëtuar vetëm 27 milionë euro, shifra më e ulët e gjithë vitit. Ndërsa në muajin Korrik, i cili konsiderohet edhe si kulmi i sezonit, janë arkëtuar 60 milionë euro nga TVSH.
Në raport me 2024, TVSH ka rënie vetëm në muajin Shkurt dhe Qershor. Ekspertët e turizmit kanë argumentuar se këtë vit sezoni veror ka nisur më vonë se sa pritej, duke bërë që qershori të ishte i vakët.
Ndër faktorët që kanë ndikuar në këtë perfomancë është tendenca drejt një turizmi gjithëvjetor, ku tashmë, përpos interesit për zonat bregdetare, të huajt kanë pasur interes të shtuar për zonat historike dhe malore. Duke qenë se kushtet atmosferike kanë qenë favorizuese, është nxitur ndjeshëm lëvizshmëria si nga të huajt edhe nga vendasit, duke prodhuar konsum të lartë. Konsumi ushqimor ditor për një turist arrin mesatarisht 2- 2.5 herë më shumë sesa konsumi për frymë i një banori vendas në të njëjtat zona (bazuar në analiza të tregut HORECA, Shoqata e Gastronomisë, 2024).
Po ashtu një zë tjetër që ka ndikuar në këtë performancë pozitive të të ardhurave ka qenë dhe reforma e pagave në administratë, ku nga 1 Korriku 2024, pagat u rritën sërish për një sërë kategorish që paguhen nga buxheti i shtetit, duke u dhënë kështu shumë mundësi qytetarëve për të shpenzuar. Kjo reformë ka vënë në lëvizje edhe sektorin privat duke nxitur në mënyrë indirekte lëvizje në paga, çka ka sjellë dhe konsum të shtuar.

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Në çdo 24 orë të një viti prodhohen rreth 69 mln euro. Jemi të tretët në rajon
Bazuar në të dhënat më të fundit të INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit për vitin 2024 është vlerësuar në rreth 2.51 trilionë lekë ose afërsisht 25.2......

Java mbyllet me të kuqe – Rënie e përgjithshme në tregun valutor!
Dollari amerikan sikurse edhe valutat e tjera kryesore e ka mbyllur këtë javë negativisht duke regjistruar zbritje nga një ditë më parë teksa është blerë sot......

Në Rinas zbritën 7.83 mln pasagjerë në 8 muaj - Rritje me 8%. Numri i fluturimeve arriti në mbi 47 mijë
Përgjatë 8 muajve të parë të vitit, në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë regjistruar 7.83 milionë pasagjerë të ardhur. Në krahasim me të njëjtën......

Verërat shqiptare drejt BE, miratohen certifikatat e reja - Shtohen informacionet që duhet të përmbajë etiketa e produkteve
Kantinat shqiptare që prodhojnë verë dhe e eksportojnë atë në vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë do duhet të pajisen me një certifikatë të re......

Shqipëria, nën “rrotat” aziatike - 66 mijë makina të reja, Gjirokastra “frenon” e fundit
Nëse ka një gjë që shqiptarët duket se nuk e negociojnë, ajo është dëshira për makinat dhe siç po rezulton, edhe për makinat koreane. Sipas të dhënave më të......

Plan masash për fillimin e vitit të ri shkollor - Policia, në gatishmëri pranë institucioneve arsimore
Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2025-2026, Policia e Shtetit ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet arsimore publike......

Pse rritja ekonomike greke “ushqen” inflacionin? - Shkak, konsumi i lartë, qiratë në rritje dhe turistët e pasur
Performanca e mirë e ekonomisë greke është mbështetur nga kërkesa e brendshme dhe rritja e turizmit, veçanërisht nga vizitorët me të ardhura të larta. Por......

Super të pasurit po zgjedhin Italinë - Politikat stimuluese dhe taksat e favorshme tërheqin miliarderët
Italia, një destinacion i përhershëm i të pasurve dhe të famshmëve, po tërheq një valë të re të individëve ultra të pasur, që kërkojnë të përfitojnë nga një......