Sa duhet të jenë komisionet në bankomate? - Tafa: Ulja e tyre do të reduktojë ndjeshëm kostot e qytetarëve
Së fundmi, Autoriteti i Konkurrencës ndërmori një hetim ndaj shërbimeve që ofrojnë bankat në ATM. Nga hetimi, nuk u konstatuan praktika që cenojnë konkurrencën, megjithatë ekziston një nivel i ulët transparence mbi komisionet, mungesë e harmonizimit për komisionet e aplikuara ndaj kartëmbajtësve të huaj, si dhe problematika lidhur me përdorimin e rrjeteve të nënkontraktuara të bankomateve.
Në një intervistë për Televizionin Scan, pedagogia Besarta Tafa u ndal në komisionet që aplikojnë aktualisht bankat dhe se sa duhet të jenë ato në vijim.
“Këto komisione aplikohen në tërheqjet që ndodhin me kartë jashtë rrjetit të bankës, që do të thotë jo në bankën së cilës karta i përket. Nga të dhënat e fundit, këto komisione variojnë nga 1% deri në raste më të larta se 2% ose 3%, ose në terma fikse mund të variojnë nga 100 deri në 300 lekë për tërheqje”, u shpreh Tafa.
Sipas saj, ulja e komisioneve deri në 50 lekë do të reduktojë ndjeshëm kostot e qytetarëve, por do të rrisë edhe të ardhurat e bankave në periudhën afatgjatë.
“Bazuar në parimin e kostos së drejtë për transaksionet financiare, gjithashtu dhe në praktikat e zbatuara në rajon dhe në vendet evropiane, kjo kosto nuk duhet t'i kalojë 50 lekë për tërheqje. Kjo do të bëjë të mundur që barra e qytetarëve të zvogëlohet ndjeshëm, nga ana tjetër, kjo do të rrisë fluksin e veprimtarisë bankare të tërheqjeve që në afatgjatë përkthehet në të ardhura më të larta për bankat nga veprimtaria e tërheqjes nga bankomati, edhe pse për afatshkurt, kjo do të sjellë një zvogëlim të të ardhurave të bankës nga komisioni. Por në terma të përgjithshme do të rrisë transparencën, si edhe do të bëjë të mundur që të kemi një konkurrencë të ndershme.”
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në katër muajt e parë të vitit janë kryer 7.2 milionë veprime për tërheqje parash në bankomate dhe 110 mijë për depozitime.

Kryeministri Rama: Lironi hapësirat publike! - “Pallatet të heqin trarët në parkime dhe lokalet të çmontojnë tendat”
Zhvilluesit e pallateve nuk duhet t'i trajtojnë hapësirat publike përreth pallatave si pronën e tyre private dhe të vendosin trarë në parkime për t'i marrë......

Kush merr dhe kush lë shtetësinë shqiptare? Pasaporta jonë kërkohet më pak, por nuk braktiset më shumë
Shqipëria ka regjistruar një ulje të ndjeshme të numrit të azilkërkuesve gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave zyrtare, numri i kërkesave për azil ka qenë 104,......

Importi i perimeve prek rekordin, po ashtu dhe kostot e prodhimit/ Partnerët kryesorë të furnizimit janë Egjipti, Greqia dhe Gjermania
Rritja e çmimeve të perimeve nuk ka qenë vetëm një ndjesi në treg, por ajo konfirmohet qartazi nga të dhënat zyrtare si të prodhimit vendas, ashtu edhe të......

Nvidia “prek” vlerën më të lartë në histori - Aksionet u rritën mbi 50% në dy muaj, të nxitura nga kërkesa për “IA”
Aksionet e Nvidia-s arritën nivele rekord, duke e bërë përkohësisht kompaninë më të vlefshme në botë. Kjo rritje u nxit nga kërkesa e madhe për çipet e......

Air BnB në Shqipëri, konkurenca në turizëm po ul çmimet - Vathi: Rritja e ofertës ka sjellë ulje të çmimit mesatar në muaj
Po listohen më shumë apartamente, por mesatarisht po fitohet më pak. Sipas të dhënave nga Airbnb, në fillim të këtij viti ishin listuar rreth 23 mijë......

Depozitat e energjisë, për herë të parë në ligjin shqiptar - Elementi i ri në sistem, operatorët duhet të licencohen nga Enti Rregullator
Për herë të parë, legjislacioni shqiptar do të njohë dhe rregullojë konceptin e “depozitimit të energjisë” si një element i ri në sistemin elektroenergjetik......

Italia, “magnet” për të pasurit - Do të tërheqë rreth 3,600 milionerë në vitin 2025
Italia pritet të tërheqë rreth 3,600 milionerë në vitin 2025, duke u pozicionuar e treta në botë në këtë renditje speciale. Të pasurit zgjedhin Italinë për......

Dogana shqiptare: Konfiskohen mbi 600 koli pije freskuese për shkelje të markës tregtare
Dogana shqiptare njofton se operacioni i ndërmarrë nga dega e doganës së Durrësit ka çuar në konfiskimin e 616 kolive me pije freskuese që mbanin mbishkrimin......