Shqipëria Postuar më 4 Korrik 2025, 14:06

Kryeministri Rama: Lironi hapësirat publike! - “Pallatet të heqin trarët në parkime dhe lokalet të çmontojnë tendat”

Nga Ledina Elezi

Kryeministri Rama: Lironi hapësirat publike! - “Pallatet të

Zhvilluesit e pallateve nuk duhet t'i trajtojnë hapësirat publike përreth pallatave si pronën e tyre private dhe të vendosin trarë në parkime për t'i marrë para banorëve. Kështu është shprehur Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social Facebook, teksa bëri thirrje që të lirohen hapësirat publike.

“Dua të sqaroj dhe një element tjetër, do i bëj thirrje atyre që kanë keqkuptuar prej vitesh, por kjo është çështje pushtetit vendor në këto territore, në sensin e pronës së përbashkët dhe të asaj private, dhe këtu kam parasysh zhvilluesit e pallateve, që pasi kanë ndërtuar pallatet dhe bashkë me ta edhe ata që kanë lokalet në këto pallate, kanë vazhduar ta trajtojnë pronën përreth si pronë private, ndërkohë që ajo s’mund të jetë pronë private. Askush nuk ka mbi tokën rreth pallatit ose mbi hapësirën mes pallateve më shumë të drejta se atyre që banojnë në këto pallate. Ju bëj thirrje atyre që zotërojnë të tilla asete, që nga trarët që vendosin për tu marrë lekë për parkim banorëve në mënyrën me abuzive duke pretenduar se është prona e tyre private”, tha Kryeministri.

Rama u ndal edhe në shtrirjen e aktivitetit të lokaleve deri në pjesën e trotuareve. Sipas tij, çdokush që nuk heq tendat, do të përballet me ndjekje penale.

“U bëj thirrje të gjithëve që të fillojnë të tërheqin ato trarët dhe pengesat. U bëj thirrje të gjithë atyre që janë hapur me tenda dhe pastaj i kanë vënë edhe ato mushamatë, edhe pastaj i përdorin edhe për t'i rihapur rrugë pjesës së duhanit nëpër lokale, që të fillojnë t'i çmontojnë vetë, sepse jo vetëm që do t'ju çmontohen, po do të përballen pastaj me gjoba dhe do të përballen deri edhe me ndjekje penale për krim mjedisor dhe shkatërrim e zaptim të pronës publike”.

Sipas kryeministrit Rama, është bërë e papranueshme për shumë njerëz e lagje në qytetet e mëdha, ushtrimi i forcës, vullnetit abuziv dhe symbyllja e strukturave përkatëse, siç është krejtësisht evidente dhe e pajustifikueshme në Vlorë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat