''Rritja e pagës minimale dhe mbështetja për biznesin, prioritet i qeverisë''/ Lushnjë, Kryeministri Rama në kompleksin industrial me 2000 punonjës

Kryeministri Rama, i cili po vijon takimet në qytetin e Lushnjës, u ndal sot në një kompleksin industrial ku operon një kompani koreano-jugore, e cila sot numëron rreth 2000 punonjës nga 300 që kishte në krijimin e saj dhe synon zgjerimin e mëtejshëm të kapaciteteve deri në 3000 të punësuar.
Kryeministri vlerësoi standardet e larta të prodhimit dhe kushtet e punës, duke theksuar rëndësinë e investimeve të tilla për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit.
Në bisedën me punonjësit, Kryeministri Rama u ndal tek politika e qeverisë për rritjen e pagës minimale, duke theksuar se kjo do të vijojë si një prioritet i rëndësishëm për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
''Në fillim, mos gabohem kur kam ardhur ishin 300 punëtorë dhe e kam dëgjuar me shumë vëmendje përshkrimin e përfaqësuesve të kompanisë, të cilët e ndanë me ne ambicien për të përshkallëzuar prodhimin dhe i vetmi shqetësim që kishin ishte nëse do të gjenin krahun e nevojshëm të punës.
Natyrisht që ishte një shqetësim jo i pabazuar, por më vjen jashtëzakonisht mirë që sot këtu janë rreth 2000 punonjës, për të qenë saktë 1996, dhe ambicia është për të shkuar në 3000. Dhe më vjen mirë po ashtu që, nga të gjitha informacionet që ne kemi marrë për kompaninë, opinionet e punonjësve janë pozitive dhe këtë e tregon fakti që punonjësit nuk largohen nga kompania.Nuk është thjesht çështja e opinionit, por e tregon fakti që nuk largohen nga kompania. Dhe në këtë pikë, gjëja që ka më shumë rëndësi, përtej pagës, është fakti që kompania kujdeset për të gjitha garancitë për punonjësit dhe, nga ana tjetër, kujdeset që qoftë të japë ato orët shtesë për turnin e tretë, mos gabohem, qoftë të garantojë të gjithë sistemin e marrëdhënieve mes punonjësve dhe punëdhënësit, bazuar në standarde etike, të cilat janë në fakt standardet që duhet të ketë çdo kompani. Dhe prandaj ne jemi besimplotë që kompania do ta realizojë edhe objektivin për të shkuar në 3000 punonjës.
Ne, ndërkohë do të vazhdojmë ta rrisim pagën minimale. E kemi marrë këtë angazhim, por kemi marrë po ashtu angazhimin që, duke e rritur pagën minimale, të mbështesim këtë proces rritjeje me faza tranzitore lehtësuese për punëdhënësit, që t’i adoptohen rritjes së re, siç aktualisht po bëjmë, ku nëntëmujori i parë pas rritjes së pagës ka sigurime shoqërore dhe shëndetësore të mbuluara nga fondi i shtetit, fondi i sigurimeve, dhe jo nga punëdhënësi. Është pikërisht ky realiteti i përditshëm i punëve të Shqipërisë që bën që Shqipëria sot të jetë në një pozitë tjetër ekonomike; që Shqipëria sot të mos ketë më pak se 10 miliardë euro prodhim të përgjithshëm, por të ketë 27 miliardë dhe të synojë për të shkuar në 35 miliardë në këtë dekadë; që Shqipëria të mos ketë më 300-400 milionë euro investime të huaja, siç kishte kur ne kemi marrë këtë të përpjetë, por të arrijë në 1.6 miliardë, një shifër domethënëse kjo e vitit të shkuar. Kjo është një shifër e përkthyer në realitetin ekonomik dhe që bën që pagat të rriten edhe në sektorin publik, edhe në sektorin privat; që të ardhurat në buxhet të rriten për të bërë më shumë investime dhe, patjetër, që të rritet edhe vetëdija se njerëzit e punës duhen respektuar, jo thjesht duke u dhënë pagën, por edhe duke u njohur vjetërsinë në punë, gjë që ndodh në këtë kompani, por që tanimë është kthyer në ligj edhe për sektorin publik.
Jo se ne nuk e dinim dhe nuk donim ta respektonim, por s’kishim mundësi.
Sot ekonomia na jep këtë mundësi që ne t’u themi mësuesve, mjekëve, punonjësve të policisë, ushtarakëve, punonjësve të administratës, që kur kalojnë një numër të caktuar vitesh, vjetërsia në punë lexohet tek paga, jo thjesht si nderim dhe respekt për njeriun.
Po kështu, indeksimi i pagës është një gjë tjetër që ne kemi futur si risi në financimin e pagave të punonjësve, gjë që s’e kemi pasur deri dje, sepse s’kishim mundësi ta kishim. Dhe po kështu, rritja e pensioneve e me radhë, e me radhë të tjerat'' - tha Rama në fjalën e tij.
Rama: Rritëm ndjeshëm pagat dhe të ardhurat për frymë
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, në mbledhjen e Asamblesë së PS-së Lushnjë, solli në vëmendje disa statistika që dëshmojnë......
Rama: Opozita flet në Bruksel kundër vendit, negociatat vijojnë sipas kalendarit
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se në asnjë rast tjetër nuk ka ndodhur që gjatë procesit të negociatave me......
Lushnje, modernizohet DPSHTRR – Godinë e re me zgjerim të ndjeshëm të shërbimeve për qytetarët
Në vijim të aktiviteteve të ditës në Lushnje, Kryeministri Edi Rama inspektoi godinën e re të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor......
Rama: Bashkimi i fermerëve, domosdoshmëri - ”Vetëm duke u bashkuar secili fiton 30% më shumë”
Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e bashkimit të fermerëve, me synim arritjen e standardeve për tregun e madh të Bashkimit Europian. Në një takim me......
“Qasje e re, nxitje bashkëpunimit mes fermerëve” - Rama: Përfitime konkrete. Balluku: Po shtohen të rinjtë në bujqësi
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me fermerët në Krutje të Lushnjës, mbi rritjen e investimeve në bujqësi, lehtësitë e reja fiskale dhe......
“Fermerët në Myzeqe kanë ndërtuar jetën mbi tokën dhe punën e palodhur’’ - Balluku: Myzeqeja mbetet një nga zonat më të rëndësishme bujqësore
Drejtuesja politike e Partisë Socialiste të qarkut Fier dhe deputete Belinda Balluku, tha gjatë takimit me fermerët në Krutje të Lushnjes se falë punës së......
ARRSH: Punimet në rrugët lidhëse të Llogarasë arrijnë 65%, përfundimi para sezonit veror
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të......
Malaj në Lushnjë: 31 mln euro subvencione dhe skema e re e TVSH-së për fermerët në 2026
Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë një takimi me fermerët në Lushnjë, theksoi mbështetjen në rritje të qeverisë për sektorin bujqësor, duke e cilësuar......


