Rritja e konsumit mbushi arkën e shtetit - 7-mujori, 301 milionë euro më shumë në buxhet
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 432,7 miliardë lekë në 7-mujorin ë parë të vitit duke regjistruar një rritje me afro 30.1 miliardë lekë apo 301 milionë euro në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave të ardhurat nga tatimet dhe doganat u regjistruan në 287 miliardë lekë, me një rritje prej 25.25 miliardë lekë.
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar bruto si tregues i konsumit në vend por edhe importeve, regjistrohet në 143,3 miliardë lekë, me një kapërcim prej 21.1 miliardë lekë në raport me janar-korrik 2024.
Ndërsa rimbursimet për këtë periudhë arritën në 13 miliardë lekë.
Tatimi mbi të ardhurat personale është zëri që ka pasur ecuri të mirë për shkak të fushatës antiinfomalitet dhe nëndeklarimit të pagave, duke bërë që arkëtimet të arrijnë në 48.2 miliardë lekë me një rritje prej 10.1 miliardë lekë në krahasim me 7 mujorin 2024.
Të ardhurat nga Fondet Speciale u realizuan në vlerën e 104,2 miliardë lekë, me rritje prej 11.8 miliardë lekë. Nga tatim-fitimi u arkëtuan 37 miliardë lekë dhe nga taksat nacionale 27 miliardë lekë, zëra këto që kanë pësuar një rritje të lehtë në raport me vitin e kaluar.
Të ardhurat nga akciza arritën në 39 miliardë lekë ndikuar kjo nga volumi i shtuar i importeve sa i takon mallrave të akcizës, si karburant, birrë, kafe dhe cigare.
Ndërsa pushteti vendor ka mbledhur rreth 22,7 miliardë lekë, duke mos pasur perfomancë pozitive, pasi të ardhurat janë në rreth 1.8 miliardë lekë më të ulëta në raport me një vit më parë.
Shpenzimet kapitale, për periudhën 7-mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 41,9 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë rezultoi në 8.3 miliardë lekë më shumë. Në raport me planin vjetor realizimi është në masën 26%.

Ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit - Hapet tenderi për punimet, do zgjatin 8 javë nga nënshkrimi i kontratës
Me një fond limit prej 107.6 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit mbi lumin Mat. Hapja e......

Produktet e gatshme, në tregjet botërore - Rritet eksporti i agroindustrial, verërat shqiptare gjejnë më shumë hapësira
Trendin e rritjes së eksporteve përgjatë këtij vitit e ka ndjekur edhe agroindustria. Të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se sektori i......

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç - Ethel Caterham ka lindur 5 vjet para fillimit të Luftës së Parë Botërore
Personi më i vjetër në botë ka festuar 116-vjetorin në Surrey. Ethel Caterham u bë personi më i vjetër në muajin prill, pas vdekjes së murgeshës braziliane......

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale
Një raport i publikuar nga UNDP për sa I përket punonjësve të 12 bashkive kryesore ka zbuluar se 77% e stafit të bashkive në Shqipëri janë femra, duke......

Luhatje të lehtë në tregun valutor – Forcohet Franga ndërsa Paundi humbet pikë!
Dollari amerikan nga një ditë më parë nuk ka regjistruar luhatje të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë sërish me 82.6 lekë dhe duke u shitur me 83.9 lekë......

Zjarret “rrethojnë” Spanjën - Rreth 400,000 hektarë janë djegur nga flakët, 37 arrestime
Spanja vazhdon të përballet me zjarret në një nga sezonet më shkatërrimtare të dekadave të fundit, pavarësisht se temperaturat kanë filluar të bien në......

Rritet formalizimi në tregun e punës - Në 7 muaj mbi 1300 punëmarrës informalë futen në skemë
Aksioni ndaj informalitetit në vendet e punës, si një nga prioritetet e qeverisë shqiptare, duket se ka dhënë frytet e para. Planifikimi i inspektimeve nga......

Rruga Qukës-Qafë Plloçë, drejt përfundimit - Asfaltohen 400 metrat e fundit, pritet hapja për qarkullimin e automjeteve
Loti i fundit i rrugës Qukës – Qafë Plloçë, me gjatësi 9.3 km, është drejt përfundimit. Inxhinierët e kompanisë “2T” kanë bërë me dije për Bashkinë Pogradec......