Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

Një raport i publikuar UNDP për sa I përket punionjësve të 12 bashkive kryesore ka zbuluar se 77% e stafit të bashkive në Shqipëri janë femra, duke treguar një prani të dukshme të grave në administratën vendore, veçanërisht në sektorët e shërbimeve sociale. Nga gjithsej 973 punonjës, 754 janë gra, ndërsa burrat përbëjnë vetëm 219 persona nga stafi.
Të dhënat tregojnë se profesionet e lidhura me shërbimet sociale dominohen nga femrat. Vetëm 32% e stafit përbëhet nga profesionistë të specializuar,pra punonjësve socialë ndërsa pjesa tjetër i takon kategorive të tjera profesionale. Punonjësit socialë përbëjnë grupin më të madh me 316 persona, prej të cilëve 276 janë gra, ndërsa psikologët janë gjithsej 36 dhe pothuajse të gjithë janë femra.
Juristët përfaqësohen me vetëm 11 punonjës, nga të cilët 8 gra, ndërsa ekonomistët arrijnë në 137, prej të cilëve 81 janë femra. Profesionet e tjera si inxhinierë, mjekë, agronomë apo veterinerë zënë pjesën më të madhe të stafit, duke përfaqësuar rreth 49% të totalit.
Një tregues i rëndësishëm i raportit është edhe ngarkesa që ka secila bashki në raport me përfituesit e shërbimeve sociale. Bashkia Kukës ka situatën më të rënduar me 629 përfitues për çdo punonjës, pasuar nga Tirana me 565 dhe Shkodra me 533 përfitues për punonjës. Në të kundërt, Berati rezulton të ketë raportin më të ulët, me vetëm 107 përfitues për një punonjës, duke reflektuar një shpërndarje më të balancuar të stafit. Gjithashtu, në krahasim me para dy vitesh, ngarkesa e punonjësve është ulur ndjeshëm, sidomos në bashkitë që më parë kishin probleme si Kukësi, Dibra, Elbasani dhe Tirana.
Live TV
EU tightens cybersecurity - Companies must report attacks within 24 hours
The European Union has started implementing new rules on the cybersecurity of digital devices and software. From September 11, 2026, manufacturers are......
Cybersecurity in schools - Kazia: It will be an elective subject for grades I, VI, X. Training for teachers and parents
Starting this school year, first, sixth, and tenth grade students will have an elective course on cybersecurity, while teachers and parents will also be......
Ownerless Apartments - Lawyer: In whose name is the legalization done? Court obstacles removed
Apartments that have more than one claim to ownership will enter the legalization process, despite the fact that there is no court decision that determines......
Housing in the face of prices - Demirxhiu: Reduce quotas, increase values
The new housing reform aims to bring 7,000 apartments to the market through soft loans, extending support to young couples, professionals and young families.......


