Rritja e çmimeve në tregje largon blerësit - Specat deri në 500 lekë/kg, domatet deri në 400 lekë/kg

Rritja e çmimeve të fruta-perimeve po ndjehet gjithnjë e më shumë në buxhetet familjare, teksa produktet bazë po kushtojnë më shtrenjtë nga java në javë.
Televizioni SCAN ka kryer një vëzhgim në tregjet e kryeqytetit, ku vihen re çmimet elarta të produkteve që konsumohen thuajse çdo ditë nga qytetarët.
Një kilogram domate në tregjet ekryqtytetit varijon nga 250-350 lekë për kilogram.
Ndërkaq, ajo që bie në sy është çmimi I lartë I specave, të cilat janë mbi 350-500 lekë për kilogram.
Çmimet e larta janë edhe tek produkte si patëllxhanët, të cilat I kalojnë 350 lekë/kg, por edhe brokoli, lulelakra, barbunjat e bizelet, të cilat janë kthyer në të papërballueshme nga qytetarët.
Këta të fundit shprehen se kostot janë rritur ndjeshëm, ndërsa tregjet duken thuajse bosh.
Sinkron qytetarët
Por nëse bën një krahasim midis çmimeve të shumicës në produktet vendase dhe çmimeve në tezgat e tregjeve, në disa produkte vërehet një diferencë jo e vogël, gjë që do të thotë se nga fermeri,e derisa mbërrin tek konsumatori, çmimi pëson rritje të konsiderueshme.
Megjithatë, çmimet ndryshojnë sipas zonave, në zonat qendrore dhe që njihen si më elitare, çmimet janë më të shtrenjta, krahasuar me zonat më larg qendrës. E ndërsa çmimet në tregjet e pakicës janë këto të pasqyruara, në marketet e lagjeve çmimet gjithashtu reflektojnë një rritje. Jashtë kamerave, tregtarët shprehen se çmimet janë rritur ndjeshëm dhe kostot e tyre janë shtuar.
A do formalizohet sektori i bukurisë me pagat indikative? - Hasalla: Tatimet duhet ta ndjekin me rigorozitet që të japë efektin e duhur
Sektori i kujdesit personal, një nga më të ekspozuarit ndaj informalitetit, është vënë në qendër të vëmendjes së Administratës Tatimore. Përmes përcaktimit......
Hekurudhat, projekte mbi 1.7 mld euro - Prioritetet 2027-2029, kosto për Durrës-Prishtinë 750 mln euro
Qeveria ka identifikuar një sërë projektesh prioritare në sektorin e transportit hekurudhor për periudhën 2027–2029, një pjesë e të cilave klasifikohen me......
Çfarë pronash mund të blihen në Shqipëri me 50 mijë euro? Qytetet e vogla ofrojnë mundësi për investime të përballueshme
Sipas studimit të Investropa, prona me çmim të përballueshëm nën 50,000 euro janë ende të pranishme në tregun shqiptar, duke ofruar mundësi të shkëlqyera si......
Sa 'kursime' kanë në bankë bizneset shqiptare? Në fund të 2025-ës, 354.6 miliardë lekë depozita të sigurueshme
Bizneset shqiptare kishin 354.6 miliardë lekë depozita të sigurueshme në banka në fund të vitit 2025, por pjesa më e madhe e kësaj shume mbetet mbi kufirin e......
OPEC+ mund të rrisë prodhimin e naftës - Sipas analistëve, do të ketë pak ndikim të menjëhershëm në furnizim
OPEC+ mund të rrisë më tej prodhimin e naftës kur tetë anëtarë të takohen të dielën, një veprim që do t'i poziciononte prodhuesit kryesorë për të shtuar më......
Më pak humbje energjie në rrjet - ERE: Në vitin 2025 niveli i humbjeve në shpërndarje arriti në 16.96%
Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për vitin 2025 u regjistrua në 16.96%, apo gati 1 % më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ku humbjet......
Harta e rrezikut të investimeve, si renditet Shqipëria? Vendi pozicionohet ndër ekonomitë më të qëndrueshme në rajon
Visual Capitalist ka publikuar një studim në lidhje me vendet që paraqesin rrezikun më të madh për investime. Sipas të dhënave, hendeku midis ekonomive është......
Ndryshohet ligji për kontabilitetin - Financat: Më shumë kontroll për kompanitë e mëdha, synohet transparencë
Ministria e Financave ka propozuar disa ndryshime në ligjin “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, me synim përmirësimin e cilësisë së raportimit......


