Sa 'kursime' kanë në bankë bizneset shqiptare? Në fund të 2025-ës, 354.6 miliardë lekë depozita të sigurueshme

Bizneset shqiptare kishin 354.6 miliardë lekë depozita të sigurueshme në banka në fund të vitit 2025, por pjesa më e madhe e kësaj shume mbetet mbi kufirin e mbulimit nga skema e sigurimit të depozitave. Sipas Raportit Vjetor 2025 të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, depozitat e sigurueshme të tregtarëve dhe shoqërive tregtare u rritën me 12.7%.
Depozitat me shuma deri në 2.5 mln lekë u rritën me 10.4 %, dhe pesha e tyre kundrejt totalit depozitave të bizneseve ishte 10%, ndërsa depozitat me shuma mbi 2.5 mln lekë, që kanë një peshë prej 90%, u rritën me 12.9%.
Në ndryshim nga situata e depozitave të sigurueshme të individëve, 90% e depozitave të tregtarëve e shoqërive tregtare janë me shuma mbi nivelin e mbulimit, dhe u korrespondojnë 16,905 depozituesve, të cilët përfaqësojnë 8.2% të depozituesve tregtarë.
Depozitat në lekë zënë një peshë prej 41.7%, dhe shënuan një rritje vjetore me 17.8%, duke dhënë ndikimin më të madh në rritjen vjetore të depozitave të bizneseve.
Ndërkohë, depozitat në euro të shprehura në kundërvlerën në lekë zënë peshën më të madhe të depozitave të tregtarëve prej 53.3% dhe shënuan një rritje vjetore me 11.4%.
Krahasuar me individët, depozitat e sigurueshme të bizneseve janë gati 4 herë më të vogla, pra mbajnë rreth një të katërtën e depozitave të sigurueshme që kanë individët.
OPEC+ mund të rrisë prodhimin e naftës - Sipas analistëve, do të ketë pak ndikim të menjëhershëm në furnizim
OPEC+ mund të rrisë më tej prodhimin e naftës kur tetë anëtarë të takohen të dielën, një veprim që do t'i poziciononte prodhuesit kryesorë për të shtuar më......
Më pak humbje energjie në rrjet - ERE: Në vitin 2025 niveli i humbjeve në shpërndarje arriti në 16.96%
Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për vitin 2025 u regjistrua në 16.96%, apo gati 1 % më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ku humbjet......
Harta e rrezikut të investimeve, si renditet Shqipëria? Vendi pozicionohet ndër ekonomitë më të qëndrueshme në rajon
Visual Capitalist ka publikuar një studim në lidhje me vendet që paraqesin rrezikun më të madh për investime. Sipas të dhënave, hendeku midis ekonomive është......
Ndryshohet ligji për kontabilitetin - Financat: Më shumë kontroll për kompanitë e mëdha, synohet transparencë
Ministria e Financave ka propozuar disa ndryshime në ligjin “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, me synim përmirësimin e cilësisë së raportimit......
Italia zgjat uljen e akcizës së karburantit - Vendimi i qeverisë, deri më 1 maj 1 litër do të kushtojë 24,4 cent më pak
Ulja e akcizës së karburantit në Itali, e miratuar më 18 mars për të kontrolluar çmimet, përfundon më 7 prill. Ndërkohë, Qeveria të premten e zgjati uljen......
62 ankesa për prokurimet publike në janar - Buletini i KPP: Shumica e tyre lidhen me vlerësimin e ofertave
Buletini i muajit të parë i Komisionit të Prokurimit Publik evidenton një numër të konsiderueshëm ankesash për procedurat e tenderimit, duke nxjerrë në pah......
7.6 miliardë lekë për personat me aftësi të kufizuara - Synohet punësim, aksesueshmëri dhe jetesë e pavarur
Personat me aftësi të kufizuara vijojnë të mbeten një nga grupet më të ekspozuara ndaj përjashtimit social dhe ekonomik në vend. Ministria e Shëndetësisë dhe......
Sa ton ar zotëron Banka e Shqipërisë? Rreth 1.54 gram për frymë në 2025. Jemi ndër vendet e fundit në Europë
Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë, të përfshira në raportin vjetor për vitin 2025 tregojnë se totali i rezervës valutore të vendit fiksohet në 7.3......


