Shqipëria Postuar më 27 Tetor 2025, 11:12

“Rinovimi i ndërtesave, investim inteligjent” - Plani Kombëtar, Muço: Eficienca e energjisë, përfitime ekonomike dhe mjedisore

Nga Ola Mitre

“Rinovimi i ndërtesave, investim inteligjent” - Plani

Nxjerrja për konsultim publik e Planit Kombëtar të Rinovimit të Ndërtesave konsiderohet një hap i rëndësishëm nga eskpertët, të cilët thonë se përfitimet që vijnë nga eficienca e energjisë janë të shumta, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në mjedis.

“Është më mirë të kursesh sesa të rritësh prodhimin sepse rritja e prodhimit, përtej burimit të përdorur, në periudhën afatshkurtër apo në periudhën afatgjatë, gjithmonë ndot. Kështu që, reduktimi i konsumit që vjen si pasojë e rritjes së eficiencës është një investim shumë pozitiv edhe përsa i përket ambientit. Duke marrë në konsideratë edhe objektivat dhe ambiciet e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe një ndër këto objektiva shoqërohet ngushtë edhe me pjesën e rritjes së eficiencës energjetike, kemi aprovuar tashmë një ligj, kështu që unë e shikoj shumë pozitiv, përtej aspektit të kostove, që do ketë kjo procedurë”, - thotë eksperti i ekonomisë, Klodian Muço.

Drafti parashikon ndërhyrje të thella në stokun ekzistues të ndërtesave publike dhe rezidenciale, me synimin për dekarbonizimin e plotë të sektorit të ndërtesave deri në vitin 2050. Këto ndërhyrje shoqërohen edhe me një faturë financiare, që deri në vitin 2050 përllogaritet në 25.2 mld euro. Megjithatë, përveç fatit që kjo shumë do të shtrihet në kohë, sipas Muços investimet në eficiencë energjie konsiderohen si investime të zgjuara.

“Një studim i bërë nga All Green Centre para disa vitesh në zonën e Korçës na nxorri në pah që faktikisht investimi në rritjen e eficiencën energjetike në ndërtesat e vjetra, të viteve ’60 ishte një kthim investimi që shkonte diku te 6.4 vjet dhe praktikisht mund ta shfrytëzosh këtë investim për rreth 20 vjet, kështu që quhet një investim inteligjent. edhe pse ka kosto të larta konsiderohet shumë fitimprurës për të gjithë ata që e bëjnë, qofshin ata qytetarë apo familje, qofshin institucione publike lokale apo qendrore”, - thotë Muço.

Eksperti kërkon që ky dokument të mos mbetet në letër, por pas miratimit të nisë zbatimi.

“Unë uroj që kësaj here të mos mbetet në letër dhe uroj që investimi të ndjekë të gjithë ato procedura që kërkon pjesa e eficiencës energjetike”, - thotë ai.    

Aplikimi i masave të eficiencës së energjisë në ndërtesa redukton konsumin e energjisë deri në 87.4%, duke mundësuar kushte komode për familjet apo përdoruesit e tjerë të godinave.

Shqipëria 27 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan ka regjistruar rritje të kuotës këtë mëngjes teksa është blerë sot në raport me javën që lamë pas me 82.7 lekë dhe është shitur me 83.6 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat