Eksportet “ndalen” pas katër muajsh rritje?! Në shtator rënia u vlerësua në 10.7%. Ndikuan negativisht materialet e ndërtimit

Shtatori i vitit 2025 shënoi rikthimin e eksporteve në rënie sipas shifrave të INSTAT. Eksportet e mallrave arritën në 27 miliardë lekë dhe rënia është e konsiderueshme, me plot 10.7%. Në nëntë muaj, eksportet arritën 260 mld lekë, duke u ulur me 7.9% krahasuar me një vit më parë.
Të dhënat e muajit Gusht ndërkohë flisnin për një vlerë të eksporteve prej 264 mld lekë, duke u rritur me 3.5%. Kjo ka ardhur si pasojë e përfshirjes në llogaritje të mallrave që kalojnë tranzit nga vendi ynë në Kosovë. Me ndryshimin e metodës së llogaritjes duket se kemi edhe një "shfryrje" të eksporteve.
Rënia u ndikua kryesisht nga grupet “Materiale ndërtimi dhe metale” me -8.4 pikë përqindje dhe “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2.4 p.p. Pozitivisht ndikuan “Tekstile dhe këpucë” dhe “Ushqime, pije, duhan”. Edhe në analizën vjetore, uljen e kanë përcaktuar materialet e ndërtimit dhe mineralet, ndërsa rritje kanë shënuar ushqimet dhe makineritë.
Nga ana tjetër, importet e mallrave arritën në 75 mld lekë, duke u rritur me 5.6%, krahasuar me një vit më parë dhe me 11.8% ndaj Gushtit. Përgjatë nëntë muajve ato arritën në 657 mld lekë, me një rënie të lehtë prej 1.3%. Në shtator, rritja u mbështet nga “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” dhe “Ushqime, pije, duhan”, ndërsa “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” ndikuan negativisht.
Deficiti tregtar i muajit arriti në 48 mld lekë, rreth 17.8% më shumë, krahasuar me një vit më parë. Në periudhën Janar-Shtator deficiti u zgjerua në 397 mld lekë ose 3.6%.
Në aspektin gjeografik, në Shtator eksportet ranë më shumë drejt Spanjës dhe Italisë, ndërsa u rritën drejt Greqisë dhe Kosovës. Importet u rritën nga Kina, Italia dhe Greqia, ndërsa ranë nga Turqia dhe Gjermania.
Shkëmbimet me BE-në përbëjnë 57% të totalit të tregtisë, me 74.6% të eksporteve dhe 51.3% të importeve. Partnerët kryesorë mbeten Italia, Kina, Greqia dhe Turqia.
Rikthimi i rënies tregon se eksportet shqiptare mbeten të varura nga materialet bazë, ndërsa importet vazhdojnë të mbështeten te energjia dhe ushqimet. Rritja e qëndrueshme kërkon më shumë përpunim vendas, diversifikim tregjesh dhe orientim drejt produkteve me vlerë të shtuar.
“Po paralizon zhvillimin” - Media gjermane analizon krizën në Kosovë
Pas dështimit të përpjekjes së Albin Kurtit për të formuar qeverinë, Kosova përballet tani me një fazë të re pasigurie politike, shkruan gazeta "Berliner......
AAPSK mbështet qendrat sociale në Kamëz, Vlorë, Elbasan dhe Shkodër me materiale të konfiskuara!
Në kuadër të bashkëpunimit me Shërbimin Social Shtetëror dhe në funksion të përdorimit social të pasurive të konfiskuara, Agjencia e Administrimit të......
Greqia “përcjell” gazin amerikan në Evropë - Ka trefishuar importet e LNG-së që nga viti 2019
Greqia po shndërrohet në një pikë hyrëse kryesore për gazin natyror të lëngshëm (LNG) amerikan, që shkon më pas drejt Bullgarisë, Moldavisë, Ukrainës,......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të kuotës këtë mëngjes teksa është blerë sot në raport me javën që lamë pas me 82.7 lekë dhe është shitur me 83.6 lekë......
Kroacia rikthen shërbimin ushtarak të detyrueshëm - Miratohet ligji. Shërbimi përfshin një trajnim dymujor për të rinjtë
Parlamenti i Kroacisë votoi rivendosjen e shërbimit ushtarak të detyrueshëm, ndërsa tensionet janë shtuar në Evropë pas pushtimit të Ukrainës nga......
Eurozona, drejt rimëkëmbjes? - Sektori privat regjistroi rritjen ekonomike më të madhe në dy vjet
Gjatë muajit tetor, aktiviteti i sektorit privat në Eurozonë u zgjerua me ritmin më të shpejtë që nga mesi i vitit 2023. Ky ndryshim pozitiv erdhi kryesisht......
Mali i Zi dhe Italia ndërlidhin rrjetet e energjisë - Palët nënshkruajnë marrëveshjen me vlerë 500 milionë euro
Mali i Zi dhe Italia kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në Romë për lidhjen e tregut të energjisë elektrike. Ky partneritet hap gjithashtu rrugën për......
Mirëmbajtja estetike e akseve rrugore, projekti më i ri i ARRSH/ Zëvendëskryeministrja dhe ministre e MIE Belinda Balluku, inspekton zbatimin në terren
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar punimet për projektin e ri të ARRSH për Mirëmbajtjen......




