Greqia “përcjell” gazin amerikan në Evropë - Ka trefishuar importet e LNG-së që nga viti 2019

Greqia po shndërrohet në një pikë hyrëse kryesore për gazin natyror të lëngshëm (LNG) amerikan, që shkon më pas drejt Bullgarisë, Moldavisë, Ukrainës, Hungarisë dhe vendeve të tjera evropiane.
Sipas Ministrisë së Mjedisit dhe Energjisë, në vitin 2019, Greqia importonte 6 deri në 7 miliardë metra kub gaz natyror për konsum të brendshëm, ndërsa tani kjo shifër ka arritur në 17 miliardë metra kub, nga të cilat 11 miliardë, kryesisht LNG amerikane, rieksportohen në vendet fqinje.
Ministria shtoi se brenda dy javësh, zyrtarët amerikanë të Energjisë do të vizitojnë Greqinë, së bashku me 20 ministra nga Evropa Lindore dhe Qendrore, duke theksuar rolin në rritje të vendit në sigurinë energjetike rajonale.
Sa i përket kërkimeve për hidrokarbure, burimet zyrtare u shprehën se do të eksplorojnë “atë që të gjitha vendet përreth nesh e kanë eksploruar, qoftë në Mesdheun Lindor apo në Detin Jon. Kjo është diçka që i detyrohemi atdheut tonë dhe që do të ndryshojë shumë në jetët tona, nëse gjenden rezerva të shfrytëzueshme komercialisht.”
Gjithashtu, qeveria greke shtoi se planifikimi i ri hapësinor për projektet e reja të energjive të rinovueshme do të zbatohet për nismat e reja dhe për ato që janë ende në fazat fillestare të licensimit. Plani do të vendosë kufizime të qarta për panelet diellore dhe udhëzime për zhvillimin e energjisë së erës.
Ndër të tjera, Greqia po shton përpjekjet për të përshpejtuar projektet e ruajtjes së energjisë. “Në sektorin e energjive të rinovueshme ka pasur zhvillim pa rregulla dhe pa strategji. Është e vështirë të vendosen rregulla tani, por nëse nuk e bëjmë, nuk do të jemi në gjendje të ecim përpara në dy dekadat e ardhshme,” njoftuan burime nga ministria.
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të kuotës këtë mëngjes teksa është blerë sot në raport me javën që lamë pas me 82.7 lekë dhe është shitur me 83.6 lekë......
Kroacia rikthen shërbimin ushtarak të detyrueshëm - Miratohet ligji. Shërbimi përfshin një trajnim dymujor për të rinjtë
Parlamenti i Kroacisë votoi rivendosjen e shërbimit ushtarak të detyrueshëm, ndërsa tensionet janë shtuar në Evropë pas pushtimit të Ukrainës nga......
Eurozona, drejt rimëkëmbjes? - Sektori privat regjistroi rritjen ekonomike më të madhe në dy vjet
Gjatë muajit tetor, aktiviteti i sektorit privat në Eurozonë u zgjerua me ritmin më të shpejtë që nga mesi i vitit 2023. Ky ndryshim pozitiv erdhi kryesisht......
Mali i Zi dhe Italia ndërlidhin rrjetet e energjisë - Palët nënshkruajnë marrëveshjen me vlerë 500 milionë euro
Mali i Zi dhe Italia kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në Romë për lidhjen e tregut të energjisë elektrike. Ky partneritet hap gjithashtu rrugën për......
Mirëmbajtja estetike e akseve rrugore, projekti më i ri i ARRSH/ Zëvendëskryeministrja dhe ministre e MIE Belinda Balluku, inspekton zbatimin në terren
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar punimet për projektin e ri të ARRSH për Mirëmbajtjen......
Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet/ Si do të funksionojë skema dhe cilat janë përfitimet?
Qeveria shqiptare ka rikthyer projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet. Versioni i ri nuk sjell ndryshime të mëdha në thelb, por......
Stacioni i trenit kthehet në Tiranë/ Akordohen 364 mln lekë në buxhetin e këtij viti, kosto totale 1.8 mld lekë
Rikthimi i stacionit të trenit në Tiranë do të kushtojë 1.8 mld lekë, teksa ndryshimet e buxhetit 2025, përmes Aktit Normativ kanë akorduar një financim prej......
BE-Kinë, mineralet e rralla në fokus/ Palët do të diskutojnë kufizimet kineze të eksporteve javën e ardhshme
Brukseli dhe Pekini do të zhvillojnë bisedime javën e ardhshme mbi kufizimet e fundit të Kinës në eksportet e mineraleve të rralla dhe magnetëve, njoftoi......




