Rimbursimi i TVSH, bizneset marrin 198 milionë euro - 9-mujori/ Vetëm në shtator u shpenzuan 50 milionë euro, shifra më e lartë

Afro 19.1 miliardë lekë apo rreth 198 milionë euro u janë kthyer bizneseve në vend nga administrata tatimore në 9 muaj, në formën e TVSH të paguar, përmes procedurës së rimbursimit.
E ndarë sipas muajve, vihet re një rritje progresive e rimbursimeve të bëra nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe shifra më e lartë rezulton të jetë në muajin shtator me afro 4.9 miliardë lekë apo rreth 50 milionë euro, një shifër kjo disa herë me e madhe se muajt e tjerë të vitit, ndjekur nga muaji Qershor ku u kompensuan mesatarisht afro 43 milionë euro dhe në pjesën tjetër të muajve rimbursimet mesatare kanë qenë nga 15-18 milionë euro.
Ndërkohë që koha e kryerjes së këtij procesi po reduktohet gradualisht, ku 80% e kërkesave janë miratuara pa kontroll.
Rimbursimi i TVSH-s për bizneset përgjatë vitit 2024, përmes platformës dixhitale është bërë brenda mesatarisht 31 ditëve duke reduktuar kohën e pritjes dhe lehtësuar tatimpaguesit. Ndërsa deri në 2027 planifikohet që afati mesatar i rimbursimit të arrijë në 25 ditë.
Përgjatë vitit që lamë pas rimbursimet u mbyllën në shumën e 223 milionë eurove.
Personat e tatueshëm, të regjistruar për TVSH-në, që rezultojnë me tepricë kreditore mbi 400.000 mijë lekë, kanë të drejtë të paraqesin kërkesën për rimbursimin e TVSH-së pranë Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Kjo kërkesë paraqitet sipas formularit të miratuar “Kërkesë për rimbursimin e TVSH-së” (online si dhe fizikisht).
Rimbursimi i TVSH-së kryhet brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës nëpërmjet sistemit të Thesarit. Kërkesa për rimbursim i nënshtrohet procedurës normale të rimbursimit duke iu nënshtruar analizës se riskut. Rimbursohen automatikisht brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës subjektet e konsideruar me risk zero. Në rast të mosrimbursimit të shumës së miratuar, personit të tatueshëm i lind e drejta e mospagesës së detyrimeve të tjera tatimore në masën e TVSH-së së pretenduar për rimbursim.
Nëse një rimbursim, i cili duhej kryer nga administrata tatimore, nuk kryhet brenda afateve ligjore, administrata tatimore paguan kamatëvonesë për shumën e paguar më tepër.
A po shkojnë më pak shqiptarë drejt Gjermanisë? Sipas Zyrës Federale të Statistikave ritmi është ulur
Pas afro një dekade ku Gjermania ishte fjala magjike për mijëra shqiptarë që kërkonin një jetë më të mirë, shifrat e fundit tregojnë se kjo histori po merr......
“Rinovimi i ndërtesave, investim inteligjent” - Plani Kombëtar, Muço: Eficienca e energjisë, përfitime ekonomike dhe mjedisore
Nxjerrja për konsultim publik e Planit Kombëtar të Rinovimit të Ndërtesave konsiderohet një hap i rëndësishëm nga eskpertët, të cilët thonë se përfitimet që......
Rritja e punësimit në Evropë - Cilat rajone po zgjerojnë më shpejt tregun e punës?
Rajonet greke, spanjolle, portugeze dhe italiane po shënojnë rritje të ndjeshme të normës së punësimit, sipas të dhënave më të fundit të Eurostat.......
Britani-BE, synohet marrëveshje për çelikun - Aleanca e përbashkët kërkon të sfidojë dominimin e Kinës
Britania kërkon të krijojë një aleancë perëndimore me Bashkimin Evropian për të kufizuar dominimin e Kinës në tregun global të çelikut. Londra shpreson që......
Rruga “Pjetër Budi” drejt rikonstruksionit të plotë - Investimi përfshin asfaltim, trotuare dhe ndriçim
Bashkia Tiranë ka shpallur hapjen e garës për rikonstruksionin e rrugës “Pjetër Budi”. Fondi limit i vënë në dispozicion është 250 milionë e 537 mijë......
Eksportet “ndalen” pas katër muajsh rritje/ Në shtator rënia u vlerësua në 10.7%. Ndikuan negativisht materialet e ndërtimit
Pas katër muajve më rritje, Shtatori i vitit 2025 shënoi rikthimin e eksporteve në rënie sipas shifrave të INSTAT. Eksportet e mallrave arritën në 27......
“Po paralizon zhvillimin” - Media gjermane analizon krizën në Kosovë
Pas dështimit të përpjekjes së Albin Kurtit për të formuar qeverinë, Kosova përballet tani me një fazë të re pasigurie politike, shkruan gazeta "Berliner......
AAPSK mbështet qendrat sociale në Kamëz, Vlorë, Elbasan dhe Shkodër me materiale të konfiskuara!
Në kuadër të bashkëpunimit me Shërbimin Social Shtetëror dhe në funksion të përdorimit social të pasurive të konfiskuara, Agjencia e Administrimit të......




