Rikualifikimi i Pallatit të Kongreseve/ 5 studio arkitekturore prezantojnë projektet

Pesë studio ndërkombëtare arkitekturore po prezantojnë projektet për rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve. I pranishëm në konkursin ndërkombëtar, kryeministri Edi Rama u shpreh se tashmë shteti kthehet në një zotërues pronash.
“Shteti adreson nevojat e veta duke vënë në dispozicion, njësoj siç bëjnë të gjithë pronarët legjitimë të aseteve të veta, por jo më si në të kaluarën, jo më duke i dhënë ato për zhvillim me kosto dhe përfitime simbolike, por duke u kthyer në një zotërues të madh asetesh me vlerë të cilat janë në dispozicion të shtetit”, tha Rama.
Kryeministri kujtoi se ka akoma sot një numër të konsiderueshëm hapësirash ku operojnë institucionet publike të cilat janë me qira që paguajnë për pronarët privatë.
“Këtu po ndodh një forcim i rëndësishëm drejt zotërimit të aseteve nga shteti dhe ndërkohë përmes kësaj po ndodh edhe një transformim i rëndësishëm i strukturës urbane dhe i cilësisë së ndërtimeve që ndodhin”, theksoi Rama.
Kryeministri u shpreh se Pallati i Kongreseve, nga pikëpamja e infrastrukturës së brendshme ka probleme serioze për të adresuar. Ndaj Rama tha se tani është koha për transformim duke ruajtur identitetin e tij.
Thirrja për bashkëpunim e sipërmarrjes, sipas kryeministrit, nënkupton edhe zhvillimin e një, ose disa objekteve pranë Pallatit të Kongreseve.
“Qëllimi përfundimtar është që ky pallat të vijë në kohë nga pikëpamja e teknologjisë, e cilësisë së hapësirave, nga pikëpamja e gjithë strukturës të riorganizuar dhe të riangazhuar cilësisht. Ky pallat dhe kjo zonë do të bëhet një destinacion tjetër i Tiranës turistike, duke mos e lënë një ishull gjithmonë të heshtur ku nuk ka aktivitete, por duke krijuar edhe këtu jetë siç kemi krijuar rreth gropës së dikurshme të stadiumit, që sot është një pol tjetër të jetës së kryeqytetit”, shtoi Rama.
Turi ballkanik, kryeministri Edi Rama do të mikpresë nesër Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa
Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije se Kryeministri Rama do të mikpresë të martën më 2 qershor 2026, Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio......
Lehtësi për bizneset, doganat miratojnë udhëzimin për garancinë globale për gjithë operatorët ekonomikë
Në vijim të procedurave lehtësuese për bizneset, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, ka miratuar Manualin Udhëzues “Mbi Procedurat Standarde të......
“Ylli”, asistenti virtual për fermerët - Salla: Monitorim, informacion në kohë reale për tregun dhe subvencionet
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi “YLLI”-n, asistentin e parë virtual të fermerit shqiptar të bazuar në Inteligjencën......
Punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë/ ARRSH: Brenda qershorit hapen 7.5 km e parë me dy kalime
Brenda muajit qershor pritet të hapet për qarkullim në dy sense lëvizjeje, segmenti i parë prej 7.5 km i rrugës Elbasan – Qafë Thanë të Korridorit VIII.......
X zgjeron bazën e përdoruesve në Shqipëri/ Tre në katër përdorues të identifikuar nga platforma rezultojnë meshkuj
Platforma X vijon të rrisë praninë e saj në Shqipëri. Sipas të dhënave të publikuara nga Data.Report. dhe mjetet e reklamimit të kompanisë, në fund të vitit......
1 në 10 familje me fëmijë mbështetet vetëm te një prind/ Pesha e kujdesit për të vegjlit vazhdon të bjerë kryesisht mbi gratë
Një në 10 familje shqiptare me fëmijë mbështetet te një prind i vetëm, ndërsa në shumicën dërrmuese të rasteve përgjegjësia për rritjen e fëmijëve bie mbi......
Ku mund t'i investoni paratë tuaja? Tafa: Shqiptarët vijojnë të jenë “besnikë” të depozitave dhe pasurive të paluajtshme
Ndërsa alternativat e investimit sa vijnë e rriten, shqiptarët vijojnë t’i mbeten “besnikë” investimit të kursimeve të tyre në depozita bankare dhe pasuri të......
Falsifikimi i dokumenteve, rritet numri i mashtrimeve - 22.4% më shumë procedime penale, kryeson Tirana
Viti që lamë pas ka shënuar një rritje prej 22,4 % të numrit të procedimeve të regjistruara për falsifikim të dokumenteve në krahasim me vitin 2024. Të......



