1 në 10 familje me fëmijë mbështetet vetëm te një prind/ Pesha e kujdesit për të vegjlit vazhdon të bjerë kryesisht mbi gratë

Një në 10 familje shqiptare me fëmijë mbështetet te një prind i vetëm, ndërsa në shumicën dërrmuese të rasteve përgjegjësia për rritjen e fëmijëve bie mbi nënat. Të dhënat e INSTAT-it, të analizuara me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, tregojnë se familjet me një prind përbëjnë një pjesë të rëndësishme të realitetit social në vend.
Sipas të dhënave të Censit, prindërit e vetëm me fëmijë përbënin 10.3% të bërthamave familjare në Shqipëri. Ndërkohë, bërthamat familjare më të zakonshme vijojnë të jenë çiftet e martuara ose bashkëjetues me fëmijë, të cilat përfaqësojnë 52.2% të totalit, të ndjekura nga çiftet pa fëmijë me 37.5%.
Statistikat tregojnë gjithashtu se në vend ka mbi 60 mijë nëna të vetme dhe rreth 12 mijë baballarë të vetëm, çka dëshmon se barra e kujdesit dhe edukimit të fëmijëve vazhdon të mbetet kryesisht mbi gratë.
Ndërkohë, sipas të dhënave të INSTAT-it, 46,960 fëmijë deri në moshën 14 vjeç jetojnë me një prind të vetëm. Prej tyre, 24,298 janë djem dhe 22,662 vajza.
Fenomeni nuk është vetëm shqiptar. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, në Bashkimin Europian rreth 6.1 milionë familje me fëmijë mbështeten te një i rritur i vetëm, duke përbërë 12.9% të të gjitha familjeve me fëmijë.
Po sipas Eurostat-it, më shumë se katër në pesë familje të tilla drejtohen nga gra. Në vitin 2025, 81.6% e familjeve me një prind në BE kishin në krye një nënë, ndërsa vetëm 18.4% një baba.
Ndryshime të mëdha vërehen edhe mes vendeve europiane. Pesha më e lartë e familjeve me një prind është regjistruar në Estoni, ku ato përbëjnë 40.6% të familjeve me fëmijë. Pas saj renditen Lituania me 32.7% dhe Letonia me 28.5%. Në anën tjetër, përqindjet më të ulëta janë regjistruar në Sllovaki, Greqi dhe Slloveni.
Të dhënat e INSTAT-it dhe Eurostat-it tregojnë se familja me dy prindër mbetet forma mbizotëruese e organizimit familjar, por mijëra fëmijë në Shqipëri dhe miliona të tjerë në Europë rriten në familje ku përgjegjësitë ekonomike, sociale dhe arsimore mbahen nga vetëm një prind.
Ku mund t'i investoni paratë tuaja? Tafa: Shqiptarët vijojnë të jenë “besnikë” të depozitave dhe pasurive të paluajtshme
Ndërsa alternativat e investimit sa vijnë e rriten, shqiptarët vijojnë t’i mbeten “besnikë” investimit të kursimeve të tyre në depozita bankare dhe pasuri të......
Falsifikimi i dokumenteve, rritet numri i mashtrimeve - 22.4% më shumë procedime penale, kryeson Tirana
Viti që lamë pas ka shënuar një rritje prej 22,4 % të numrit të procedimeve të regjistruara për falsifikim të dokumenteve në krahasim me vitin 2024. Të......
“Shteti nuk ka pjesë në Zvërnec” - Rama: Projekti final nuk është miratuar, vijon studimi mjedisor
Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me kundërshtimin e qytetarëve për projektin në lagunën e Nartës. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë theksoi se toka është......
Sinjale pozitive nga ekonomia shqiptare - BSH: Konsumatorët dhe bizneset presin përmirësim të financave dhe të aktivitetit
Konsumatorët, bizneset në industri, ndërtim dhe në sektorin e shërbimeve, kanë shfaqur një besim të lartë në ekonomi gjatë majit. Sipas vrojtimit më të......
Pagesa mbi 2000 euro vetëm përmes bankës - Kosovë, hyn në fuqi kufizimi. Synohet ulja e ekonomisë informale
Ditën e sotme ka hyrë në fuqi vendimi i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), sipas të cilit pagesat ndërmjet bizneseve dhe individëve në vlerë mbi 2,000......
Familjarët dhe bizneset dominojnë panelet diellore - Vetëprodhimi i energjisë/ Institucionet publike dhe jobuxhetorët, shifra modeste
Teksa numri i vetëprodhuesve të energjisë elektrike pëson rritje nga viti në vit, të dhënat tregojnë se pjesa dërrmuese e tyre janë konsumatorë jofamiljarë,......
Studentët po ndryshojnë zgjedhje?! Universitetet private fitojnë terren, regjistrimet u rritën me 18.3% në pesë vite
Vitet e fundit, universitetet private në Shqipëri po tërheqin gjithnjë e më shumë studentë, duke shënuar një rritje të vazhdueshme të regjistrimeve dhe duke......
Të papunët me ide biznesi përfitojnë financim nga shteti - AKPA: Deri në 1 milion lekë për të nisur sipërmarrjen. Aplikimet, deri më 4 qershor
Në një kohë kur shumë të rinj dhe punëkërkues përballen me vështirësi për të hyrë në tregun e punës, programi i vetëpunësimit ofron një mundësi për ata që......



