Shqipëria Postuar më 1 Qershor 2026, 11:58

Sinjale pozitive nga ekonomia shqiptare - BSH: Konsumatorët dhe bizneset presin përmirësim të financave dhe të aktivitetit

Nga Ledina Elezi

Sinjale pozitive nga ekonomia shqiptare - BSH: Konsumatorët dhe bizneset

Konsumatorët, bizneset në industri, ndërtim dhe në sektorin e shërbimeve, kanë shfaqur një besim të lartë në ekonomi gjatë majit. Sipas vrojtimit më të fundit të Bankës së Shqipërisë, besimi në ekonomi u rrit me 1.1 pikë gjatë muajit që lamë pas, me vetëm bizneset që merren me tregti të cilat shfaqën pritshmëri të ulëta për përmirësimin e gjendjes aktuale dhe të ekonomisë në të ardhmen.

Pavarësisht se kontratat porositëse kanë qenë në rënie, bizneset në industri raportuan rritje të prodhimit këtë muaj, ndërsa nuk presin ndryshim të çmimeve në të ardhmen. Këto kanë ndikuar në zhvendosjen e besimit në ekonomi rreth 8.3 pikë përqindje mbi mesataren historike.

E njëjta gjë vlen edhe për sektorin e ndërtimit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se aktiviteti aktual ndërtues është përmirësuar, megjithëse kontratat porositëse nuk janë aq të shumta si më parë. Rritja e veprimtarisë ndërtuese ka bërë që ky sektor të ketë më shumë optimizëm për ekonominë, ndërsa presin çmime më të ulëta.

Tregtia ishte i vetmi sektor pesimist në maj. Treguesi i besimit në tregti u ul me 3.3 pikë përqindje, ndikuar si nga vlerësimet më pak optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të shitjeve, ashtu edhe nga pritjet në rënie për punësimin. Ndërkohë, edhe pritjet për çmimet në të ardhmen regjistruan ulje të dukshme, pas prirjes rritëse të dy muajve të kaluar.

Një ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare është ai i shërbimeve, mbështetur nga turizmi. Treguesi i besimit në shërbime u rrit me 3.4 pikë përqindje, si rezultat i kërkesës së lartë për shërbime dhe ecurisë aktuale të veprimtarisë së bizneseve.

Nga ana tjetër, konsumatorët janë shumë pozitivë për të ardhmen. Ata presin gjendje më të mirë personale financiare, përmirësim të situatës ekonomike në të ardhmen, si dhe më shumë blerje.

Shqipëria 1 Qershor Edel Strazimiri

Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të ndjeshme të vlerës në raport me muajin e kaluar duke u blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 81.3 lekë dhe duke u......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat