Familjarët dhe bizneset dominojnë panelet diellore - Vetëprodhimi i energjisë/ Institucionet publike dhe jobuxhetorët, shifra modeste

Teksa numri i vetëprodhuesve të energjisë elektrike pëson rritje nga viti në vit, të dhënat tregojnë se pjesa dërrmuese e tyre janë konsumatorë jofamiljarë, me 68% të totalit. Në vend të dytë renditen konsumatorët familjarë me 1,089 vetëprodhues, që përfaqësojnë afro 30% të totalit. Ndërkohë, institucionet publike numërojnë 69 vetëprodhues, ndërsa institucionet jobuxhetore 16. Shifrat raportohen nga Enti Rregullator i Energjisë dhe përfshijnë periudhën deri në fund të vitit 2025, kur numri total i konsumatorëve me statusin e vetëprodhuesit arriti në 3,551.
Ndërkaq, numri i tyre pritet të rritet më tej me skemën e re të kompensimi për energjinë e prodhuar nga panelet fotovoltaike.
Me vendimin e ri, sistemi kalon nga modeli i “matjes neto” në atë të “faturimit neto”. Në praktikë, kjo do të thotë se energjia e tepërt e dorëzuar në rrjet nuk do të kompensohet më në kWh, por në vlerë monetare.
Energjia e injektuar do të blihet nga furnizuesi, ndërsa vlera e saj do të kreditohet në faturën e konsumatorit për muajin pasardhës. Skema zbatohet për konsumatorët familjarë dhe jofamiljarë me kapacitet të instaluar deri në 500 kWp.
Çmimi i energjisë së injektuar do të bazohet në çmimin mesatar të energjisë në bursën ALPEX gjatë vitit paraardhës, duke marrë parasysh edhe kostot e rrjetit dhe balancimit. Megjithatë, vendimi parashikon që ky çmim të mos jetë më i ulët se 80% e tarifës së energjisë për konsumatorët familjarë.
Studentët po ndryshojnë zgjedhje?! Universitetet private fitojnë terren, regjistrimet u rritën me 18.3% në pesë vite
Vitet e fundit, universitetet private në Shqipëri po tërheqin gjithnjë e më shumë studentë, duke shënuar një rritje të vazhdueshme të regjistrimeve dhe duke......
Të papunët me ide biznesi përfitojnë financim nga shteti - AKPA: Deri në 1 milion lekë për të nisur sipërmarrjen. Aplikimet, deri më 4 qershor
Në një kohë kur shumë të rinj dhe punëkërkues përballen me vështirësi për të hyrë në tregun e punës, programi i vetëpunësimit ofron një mundësi për ata që......
“Projekti i Zvërnecit, shteti nuk ka pjesë” - Rama: Pretendimet janë legjitime, por ato zgjidhen në gjykata
Kryeministri Edi Rama po mban një fjalë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste lidhur me zhvillimet në Zvërnes. Ndër të tjera ai u......
Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore?
Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të ndjeshme të vlerës në raport me muajin e kaluar duke u blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 81.3 lekë dhe duke u......
77,7 milionë lekë për rrugën “Selitë e Vjetër” - Bashkia Tiranë hap garën, parashikohet ndërhyrje e plotë infrastrukturore
Bashkia Tiranë ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrugës “Selitë e Vjetër” në kryeqytet. Sipas dokumentit në Agjencinë e......
“Furnizimet me energji, të pasigurta nga lufta” - Paralajmërimi i krerëve të FMN, Bankës Botërore, OBT
Krerët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore dhe Organizatës Botërore të Tregtisë paralajmëruan se lufta në......
Evropa mbetet prapa SHBA në përvetësimin e IA - 43% e të anketuarve amerikanë e përdorin në punën e tyre. 32% në Evropë
Sipas një studimi të ri, Evropa mund të jetë më e ngadaltë në përvetësimin e inteligjencës artificiale (IA) sesa Shtetet e Bashkuara për shkak të mënyrës se......
IA direkt në kompjuterët personalë - Kompania Nvidia lançon çipin e ri RTX Spark
Nvidia zbuloi një çip të ri që vendos aftësitë e inteligjencës artificiale direkt në laptopë dhe kompjuterë, i cili do të dorëzohet këtë vjeshtë dhe sipas......



