Shqipëria Postuar më 1 Prill 2026, 10:13

Rënie e ndjeshme në tregun valutor – Çfarë ka ndodhur sot me monedhat e huaja?

Nga Edel Strazimiri

Rënie e ndjeshme në tregun valutor – Çfarë ka

Dollari amerikan pas rritje që regjistroi ditën e djeshme ka pësuar një zbritje të ndjeshme të kuotës mëngjesin e kësaj të mërkure duke u blerë me 82.2 lekë dhe duke u shitur me 83.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu është dobësuar këtë mëngjes duke humbur pikë konsiderueshëm në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 95.5 lekë dhe është shitur me 96.2 lekë.

Franga zvicerane sakaq është valuta e vetme këtë të mërkurë që ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës pasi është blerë sot me 103.4 lekë dhe është shitur me 104.5 lekë krahasuar me ditën e martë.

Referuar tregut të brendshëm Paundi britanik ka regjistruar rënie të ndjeshme të vlerës këtë mëngjes pasi është blerë sot me 109.1 lekë dhe është shitur me 110.3 lekë në raport me ditën që lamë pas.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat