Shqipëria Postuar më 3 Prill 2026, 15:39

Rama: Task-forcë për mbeturinat. Forcojmë kapacitetet e emergjencave

Nga SCAN TV

Rama: Task-forcë për mbeturinat. Forcojmë kapacitetet e

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryetarët e bashkive, ku diskutoi për zgjidhjen e disa problematikave. Ai u shpreh për ngritjen e një task-force për mbeturinat dhe hartimin e një plani që shtrihet nga sensibilizimi te hapat konkretë.

“Ngritja e nivelit të emergjencave civile në rrafshin vendor. Ministri i Pushtetit Vendor dhe i Mbrojtjes kanë marrë detyrën të bashkëpunojnë për të fuqizuar kapacitetin vendor në raport me emergjencat. Po punojmë për të riparë sistemin e mbledhjes së mbeturinave, gjë që e kemi bërë me dije sa i përket aspektit të përpunimit të mbetjeve, por flas për mbeturinat që përgjithësisht janë problem, sidomos në sezonin turistik, në hapësirat e bashkive që s’janë zona urbane. Për këtë, është e domosdoshme të ngrihet një task-forcë mes qeverisë dhe pushtetit vendor, gjë për të cilën është ngarkuar ministri i Mjedisit dhe Pushtetit Vendor për të hartuar një plan afatshkurtër, afatmesëm, afatgjatë nga sensibilizimi masiv te hapat që duhen ndërmarrë”, tha Rama.

Sipas kryeministrit do të sigurohet një flotë e re automjetesh që ndihmon me pastrimin e kanaleve dhe punën e domosdoshme parapërgatitore për sezonet e mëtejshme që të lehtësohen qoftë proceset e ujitjes, qoftë pasojat që vijnë nga përmbytjet. Rama shtoi se ky është një projekt që do të realizohet në muajt në vijim me një mbështetje domethënëse financiare nga Emiratet e Bashkuara.

Në vijim, Kryeministri Rama tha se bashkitë duhet të ngrenë një zyrë të ndihmës juridike për kadastrën në mënyrë që ajo të ndërtojë planet prioritare të legalizimit dhe përcaktimin e zonave prioritare.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat