Shqipëria Postuar më 3 Prill 2026, 14:32

Malaj: Qeveria ul akcizën e karburanteve me 20% nëse çmimet rriten mbi pragun

Nga SCAN TV

Malaj: Qeveria ul akcizën e karburanteve me 20% nëse çmimet

Qeveria shqiptare ka miratuar një Akt Normativ për uljen e akcizës së karburanteve, si masë për të përballuar rritjen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, të ndikuara nga konflikti në Iran.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se ulja e akcizës me 20% do të aplikohet në rast se çmimi i shitjes me pakicë, i përcaktuar nga Bordi i Transparencës, kalon mbi 220 lekë për litër për naftën dhe mbi 200 lekë për litër për benzinën.

Sipas tij, kjo masë synon të amortizojë ndikimin e rritjes së çmimeve për qytetarët dhe bizneset, duke ofruar mbrojtje në një situatë të vështirë ndërkombëtare.

Akti Normativ do të qëndrojë në fuqi deri në stabilizimin e tregjeve, ndërsa qeveria thekson angazhimin për të mbrojtur njëkohësisht ekonominë dhe buxhetin e shtetit nga efektet e krizës globale.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat