Shqipëria Postuar më 6 Shkurt 2026, 13:37

Qeveria miraton amnistinë penale - 447 persona lirohen menjëherë nga burgu. Ulet dënimi për 853 të dënuar

Nga SCAN TV

Qeveria miraton amnistinë penale - 447 persona lirohen menjëherë

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për amnistinë penale, që parashikon lirim të menjëhershëm nga burgu për 447 persona dhe ulje dënimi për 853 të tjerë.

Sipas ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, duke filluar nga viti 2024 pushohet ndjekja penale për plot 14 mijë procedime për vepra të lehta.

“Përveçse një akt i qartë human dhe një mundësi e dytë për rehabilitim dhe ri-integrim, ky është një hap konkret që ul presionin e popullimit të burgjeve dhe për të fokusuar drejtësinë aty ku rreziku shoqëror është real. Nuk bëhet fjalë për tolerancë ndaj krimit, por për një qasje të matur që synon riintegimin dhe përdorimin më efikas të drejtësisë penale teksa ne po punojmë për të ulur përdorimin e panevojshëm të paraburgimit, në përputhje me shqetësimet e drejta të ngritura nga Këshilli i Evropës si dhe standardet evropiane”, shprehet ministri Lamallari.

Pas depozitimit Kuvend, projektligji do të shqyrtohet në komisionet parlamentare dhe më pas kalon për miratim në seancë plenare.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat