Vetëm 33% e kompanive, të informuara për reformat - Ku duhet të kërkojnë “ndihmë” bizneset shqiptare për t’u përshtatur me BE-në?

“Ministria e Ekonomisë është angazhuar në mënyrë aktive, me planin e sensibilizimit dhe të informimit të bizneseve lidhur me procesin dhe lidhur me çfarë duhet të presin, sepse po nuk u përgatitën do ta kenë shumë të veshtirë.”
Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët. Por, sa të informuara janë kompanitë për këto ndryshime dhe sa të përgatitura janë për t’u përshtatur?
Ndërsa vendi avancon me reformat që lidhen me standardet e Bashkimit Europian, niveli i informimit të bizneseve mbetet i kufizuar. Të dhënat më të fundit nga Anketa e Këshillit të Investimeve tregojnë se vetëm 33% e kompanive të intervistuara deklarojnë se kanë informacion shumë ose disi mbi Agjendën Kombëtare të Reformave.
Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se kjo mungesë njohjeje mund të ndikojë drejtpërdrejt në aftësinë e bizneseve për t’u përshtatur me kërkesat e tregut europian. Reformat përfshijnë standarde më të forta për transparencën financiare, kushtet e punës, mbrojtjen e mjedisit, dixhitalizimin dhe procedurat e raportimit.
Sipërmarrjet që synojnë të jenë konkurruese në një treg të integruar duhet të nisin investimet në certifikime, përmirësim procesesh të brendshme dhe trajnim të stafit. Por përfaqësues të biznesit thonë se shpesh mungon orientimi praktik dhe informacioni i thjeshtuar për mënyrën si duhet të zbatojnë këto ndryshime.
Sipas tyre, roli i institucioneve është thelbësor në këtë fazë, përmes udhëzuesve praktikë, fushatave informuese dhe trajnimeve të drejtpërdrejta për bizneset, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Në kushtet e afrimit me BE-në, përshtatja nuk shihet më si zgjedhje, por si domosdoshmëri për zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e tregut.
Cili qark merr më shumë “borxh”? Kredia, konsumi ecën më shpejt se banesat. Elbasani shënoi rritjen më të lartë
Huatë për individët në Shqipëri shënuan një rritje të fortë në fund të tremujorit të katërt të vitit 2025, duke arritur në 371.2 miliardë lekë, ose 19.9% më......
Ibrahimaj në Katar – Në fokus bashkëpunimi ekonomik, investimet dhe nxitja e inovacionit mes dy vendeve
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e cila zhvilloi një vizitë zyrtare në Katar, u takua me Kryeministrin dhe Ministër i Punëve të......
Votohet Ligji i Ri i Emigracionit në Greqi - Rinovim automatik për disa kategori, rritet kohëzgjatja e ‘Blue Card’
Me shumicë votash, Kuvendi i Greqisë ka miratuar projektligjin “Promovimi i Politikave të Migracionit të Ligjshëm”, me të cilin qeveria synon të krijojë një......
“TrumpRx.gov, ilaçe më të lira për amerikanët” - Presidenti Trump zbulon faqen e re të internetit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zbuloi TrumpRx.gov, një faqe interneti që synon t'u ofrojë konsumatorëve qasje në ilaçe me recetë me zbritje dhe një......
Si përllogaritet sigurimi i detyruar nga përmbytjet? - Formula/ Merren në konsideratë zonat, lartësia e ndërtesës dhe cilësia
Ndryshe nga sigurimi i tërmeteve, detyrimi ligjor për t’u siguruar nga përmbytjet nuk do të shtrihet në të gjithë vendin, por vetëm në ato zona me risk të......
Të ardhurat reale të familjeve për frymë në Evropë - Në cilin vend u rritën më shumë që nga pandemia?
Të ardhurat reale të familjeve për frymë në BE janë rritur me rreth 7% që nga periudha para pandemisë, por diferencat midis viteve 2019 dhe 2024 ndryshojnë......
Si do mblidhet “taksa” e detyruar e tërmetit? - Modeli turk vs modeli shqiptar, zbatim duke kufizuar shërbimet
Për herë të parë Shqipëria do të aplikojë sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet përmes ngritjes së Fondit të Tërmeteve si shoqëria e vetme aksionere për......
Nga cilat vende e blejmë më shtrenjtë mishin? Nga Japonia, te Kili. Furnizuesit më të kushtueshëm dhe më të lirë për vitin 2025
Shqipëria ka importuar mish nga dhjetëra vende gjatë vitit 2025, por çmimi për kilogram ndryshon ndjeshëm në varësi të origjinës. Të dhënat zyrtare të......


