Analiza Postuar më 6 Shkurt 2026, 13:01

Të huajt, kërcënim për punësimin vendas? Sipas SecuriMeter, 41% e shqiptarëve ndihen të rrezikuar nga punonjësit nga jashtë

Nga Eldiona Serani

Të huajt, kërcënim për punësimin vendas? Sipas

Vitet e fundit, edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor ka parë një prani të shtuar të të huajve, kryesisht për arsye punësimi, por edhe për qëllime të tjera në vendet tona. Sipas të dhënave të SecuriMeter, shqetësimi i qytetarëve lidhet me idenë se punëtorët e huaj mund të rrisin papunësinë te popullsia vendase. Shqipëria gjithashtu nuk I ka shpëtuar këtyre perceptimeve.

Kjo pikëpamje është më e përhapur në Maqedoninë e Veriut (47.1%), e ndjekur nga Serbia (44.6%), Kosova (42.5%) dhe Shqipëria (41.4%). Shifrat tregojnë një ndjenjë të përbashkët rajonale se imigracioni mund të përbëjë një rrezik për sigurinë e punës. Mali i Zi (39.8%) është pranë këtij trendi, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina (30%) dallohet si përjashtim, me një pajtueshmëri dukshëm më të ulët.

Rezultatet e anketës tregojnë se Ballkani Perëndimor mbetet i ndarë në politikat e imigracionit, me një preferencë të fortë për kontrolle të rrepta. Shumica e të anketuarve (62.6%) mbështesin kufizime të rrepta në numrin e punëtorëve të huaj, ndërsa një pjesë e konsiderueshme (56.5%) pajtohet që punëtorët e huaj duhet të lejohen të punojnë vetëm nëse ka vende pune të disponueshme, duke kërkuar shpesh rregullore të qarta për këtë çështje.

Një shqetësim tjetër lidhet me papunësinë e të rinjve, që disa e lidhin me praninë e punëtorëve të huaj. Ekziston frikë se përmbajtja online mund të ndikojë negativisht te të rinjtë. Në Shqipëri, kjo shqetësim u rrit nga viti 2024 në 2025: përqindja e të anketuarve që pajtohen se një përmbajtje e tillë mund të radikalizojë të rinjtë u rrit nga 35.4% në 48.8%.

Sondazhi SecuriMeter 2025 i është një raport rajonal i opinionit publik që shqyrton perceptimin e qytetarëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor mbi sigurinë dhe sfidat socio-ekonomike në jetën e tyre të përditshme.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat