Pushimet verore “ndezin” konsumin - Rekord në importet e karburanteve, birrës dhe kafesë
Sezoni veror ka shtuar interesin e qytetarëve shqiptarë dhe të huaj për të eksploruar Shqipërinë, duke sjellë dhe një rritje rekord të konsumit të karburantit.
Nafta dhe benzina kanë shënuar rritjen më të lartë ndër mallrat e tjera të akcizës të importuara në 7 muajt e parë të vitit.
Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, deri në muajin Korrik 2025 janë zhdoganuar dhe kanë shkuar për konsum nga afro 416 mijë ton karburant. Krahasuar me janar-korrik 2024, importet e këtij produkti janë rritur me 49.4 mijë tonë.
Ky është një nivel rekord edhe ndër vite, i ndikuar kryesisht nga turizmi dhe rënia e çmimit të naftës në treg. Aktualisht një litër naftë shitet mesatarisht 175 lekë, çka ka nxitur lëvizshmërinë më të madhe të qytetarëve si për pushime të shkurtra ashtu edhe për pushime të gjata.
Rritja e konsumit të karburanteve, lidhet shumë me shtimin e vizitave në zonat turistike malore dhe bregdetare, por edhe më përdorimin më të shpeshtë të automjeteve.
Nafta si një nga produktet kryesore që ndikon në zinxhirin ekonomik të mallrave dhe shërbimeve, sinjalizon rritje të kërkesës së brendshme dhe rritje ekonomike.
Ndërkohë, një tjetër produkt që ka shënuar rritje është birra. Vetëm 7 mujorin e parë të këtij vitit 2025 janë importuar 34 mijë ton birrë, nga 32.2 mijë ton të importuara në janar-korrik 2024. Kjo tregon se konsumi është në rritje sidomos gjatë muajve të verës, kjo edhe për shkak të shtimit të strukturave akomoduese që ofrojnë shërbim all inclusive në Shqipëri.
Por përpos rolit që luan turizmi në importin e këtij produkti, blerja e sasive të konsiderueshme nga jashtë është favorizuar edhe nga unifikimi i akcizës për prodhimin vendas, çka ka sjellë disavantazh për fabrikat që operojnë në Shqipëri të cilat po përballen me kosto të larta dhe vështirësi të shumta, por nga ana tjetër ka krijuar më shumë terren për importuesit.
Importi i kafesë po ashtu ka ardhur në rritje, ku në 7-mujorin e parë të vitit janë importuar 5,593 ton, me një rritje prej 370 ton në raport me një vit më parë.
Ndër mallrat e akcizës rënie ka pësuar vetëm importi i cigares, me 79 ton, ku në 7 muaj janë importuar 1,711 ton nga 1,790 ton në janar-korrik 2024. Rënia e importit të këtij produkti ndoshta është reflektim i kërkesës më të ulët, kjo edhe për shkak të çmimeve në rritje të cigareve, politikë që synon dekurajimin.
Të ardhurat nga akciza, në gjysmën e parë të vitit, janë realizuar në shumën 390 milionë euro, me një rritje prej 41 milionë euro.

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë - Cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?
Evropa përballet njëkohësisht me papunësi të lartë dhe mungesë fuqie punëtore. Sipas Eurostat, rreth 13 milionë persona ishin të papunë në BE në maj të këtij......

Nis shpërndarja e librave falas për 236 mijë nxënës në vend - Rama: Mbështetje e përvitshme për fëmijët dhe familjet e tyre
Ka nisur sot shpërndarja e librave falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale thotë se bëhet......

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere - Vendi po plaket, nevojë për infermierë që kujdesen për të moshuarit.
Shërbimi Sekret Gjerman dhe ushtria gjermane, Bundesvehr, janë të pranishme me stenda rekrutimi në panairin ndërkombëtar të lojërave kompjuterike në Këln.......

Strategjitë e qyteteve europiane për rritjen e turizmit - Inovacioni: jo gjoba për turistët por shpërblime për to
Kopenhageni po frymëzon qytetet evropiane për një qasje ndryshe ndaj turistëve. Në një kohë që dhjetëra destinacione të njohura evropiane kanë vendosur......

Trump: Do të vendos brenda dy javësh për fundin e luftës - “Putini e Zelensky si “vaji dhe uthulla”, dyshim për takimin trepalësh
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të vendosë për pozicionin e tij sa i përket luftës në shkallë të plotë të Rusisë kundër Ukrainës në dy javët e......

Pastrimi i maleve, Rama ftesë qytetarëve - “Mesazh kuptimplotë për kujdesin e ndaj natyrës së përbashkët”
Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook ka ftuar qytetatrët që në 26 gusht të bëhen pjesë e nismës “Male të Pastra”, një aksion pastrimi......

Punonjësit e tenderëve, certifikim të detyrueshëm - APP: Synohet rritja e profesionalizmit dhe transparencës në menaxhimin e fondeve publike
Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar nisjen e procesit të trajnimit, testimit dhe certifikimit të punonjësve të përfshirë në prokurimet publike, në......

MF: Investoni në tituj qeveritarë. Është koha e duhur! - “Investimi në bono e obligacione rrit vlerën e kursimeve tuaja”
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka nxitur qytetarët dhe investitorët të blejnë titujt qeveritarë si një mundësi për të shtuar vlerën e kursimeve të tyre.......