Shqipëria Postuar më 6 Shkurt 2026, 13:50

Punimet në segmentin Librazhd-Përrenjas/ ARRSH: Tashmë qarkullimi kryhet normalisht

Nga Edel Strazimiri

Punimet në segmentin Librazhd-Përrenjas/ ARRSH: Tashmë qarkullimi

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se kanë përfunduar punimet në segmentin Librazhd-Përrenjas, në fshatin Dragostunjë, ku tashmë qarkullimi kryhet normalisht.

Autoritetit Rrugor Shqiptar, pas vlerësimit të situatës së krijuar në këtë segment mori menjëherë masat e nevojshme në terren duke kryer punimet e nevojshme si dhe zgjidhjen e situatës së krijuar.

Sipas njoftimit është bërë e mundur heqja e masivit që përbënte rrezik për rënie të pakontrolluar, duke e pastruar të gjithë sipërfaqen rreth saj dhe duke krijuar një skarpatë normale, pa rrezikshmëri për lëvizjen e mjeteve.

ARRSH informon se kjo ndërhyrje do të rritë ndjeshëm sigurinë rrugore, do të parandalojë rrezikun nga rrëshqitjet apo rëniet e materialeve/inerte dhe do të përmirësojë qarkullimin për banorët e zonës dhe përdoruesit e tjerë të këtij aksi të rëndësishëm kombëtar.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat