Punësimi sezonal, “trampolinë” për emigrim përfundimtar - Aruçi: Gjermania ka shtuar kërkesat, 50 mijë kuota për punonjës nga rajoni

Punësimi sezonal jashtë vendit po bëhet çdo vit e më i kërkuar nga qytetarët shqiptarë, veçanërisht drejt Gjermanisë.
Studentët, por edhe punëtorët e pakualifikuar, po shfrytëzojnë mundësitë që ofrohen përmes programeve të punësimit afatshkurtër, ndërkohë që kërkesa për fuqi punëtore nga vendet e Bashkimit Evropian është në rritje. Por a po shihet si mundësi për t’u transferuar përfundimisht drejt vendeve emigruese?
Hygerta Aruçi Specialiste e të Drejtave të të huajve
“Punësimi sezonal ka dy kategori. E para është punësimi sezonal i studentëve të cilët kanë hapësirën tre mujore për të ardhur gjatë periudhës së studimeve në Gjermani, dhe punësimi i dytë është punësimi i shkurtuar, kur një individi i jepet mundësia vetëm për një masë të caktuar kohore, pra që në maksimum mund të jetë 8 mujore dhe të dyja palët e kanë të pamundur që të përfitojnë një vizë ose leje qëndrimi direkte nga Gjermania. Pra vijnë vetëm me synimin e punësimit sezonal në Gjermani. Të gjitha rastet e para deri tani, kanë qenë të suksesshme, pas njohjes me Gjermaninë, me sistemin dhe me kulturën gjermane, të gjithë ato kanë qenë aplikant përsëri në ambasadën gjermane në Tiranë, duke u pajisur me një vizë pune, ose në kategori të tjera të ndryshme, dhe duke përfituar kështu mundësinë e ardhjes dhe integrimit dhe bërjes pjesë e emigrimit në Gjermani.”
Por nga viti në vit, kërkesat për të emigruar janë shtuar, nga ana tjetër edhe shteti Gjerman ka shtuar kuotat për punonjës. Sipas Aruçit, këtë vit kanë arritur në 50 mijë kuota për fuqi punëtore nga Ballkani Perëndimor.
“Gjithmonë kemi një rritje. Gjithashtu kjo vërehet edhe në pjesën e aspektit të hapjes së kuotave. Flasim nga viti në vit, në vitin e kaluar ne kishim 25 mijë kuota vetëm për individët e pakualifikuar, dhe në vitin që jemi aktual flaism për një numër prej 50 mijë kuotash. Gjermani momentalisht është në një nevojë urgjente për fuqi punëtore kryesisht të pakualifikuar por jo vetëm dhe absolutisht edhe politikat e migracionit janë totalisht favorizuese për të bërë të mundur emigrimin dhe ardhjen sa më të shpejtë të individëve që dëshirojnë të vijnë. Sidomos nga Ballkani Perëndimor.”
Rinovim i 980 godinave publike - Plani për dekarbonizimin e sektorit, për 3 vite nevojiten 113 mln euro
Rreth 980 objekte publike pritet të rinovohen deri në vitin 2027, sipas draft Planit Kombëtar për Rinovimin e Ndërtesave, që parashikon ndërhyrje të thella......
Bizneset, kredi me shumicë për investime afatgjata - BSH: Vetëm 30% e përdorin për shpenzimet afatshkurtra operative të aktivitetit
Bizneset marrin kredi kryesisht për të realizuar investime afatgjata. Sipas një vrojtimi të Bankës së Shqipërisë, janë rritur bizneset që aplikojnë për kredi......
Rreth 10.2 milionë të huaj në Shqipëri për 9 muaj/ Rritje me 15.3% e hyrjeve për qëllime biznesi gjatë shtatorit
Sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT), Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të fluksit të hyrjeve dhe daljeve të......
“Realizuam Transparencën e Strukturës së Pronësisë së Medias” - Kreu i AMA, Armela Krasniqi, në takimin e 62-të të EPRA-s
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi ka marrë pjesë në takimin e 62-të të Platformës Europiane të Enteve Rregullatore, EPRA. Në......
Bllokohen mallra të dyshuara si falsifikime në Portin e Durrësit!
Dogana Shqiptare njofton se gjatë një kontrolli të detajuar nga strukturat doganore në terminalin e kontejnerëve, u konstatuan veshje me marka të mbrojtura......
Nis hartimi i rregullave për qarkullimin e monopatinave - Koçiu: Nga standardet teknike tek zonat e lejuara!
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu mbodhi sot në një tryezë diskutimi, gjithë institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore për......
Bllokohen 4 ton pesticide të skaduara - AKU inspektime në Tiranë, Durrës dhe Lezhë
Afro 4 ton produkte të mbrojtjes së bimëve janë bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili ka kryer disa inspektime ne disa biznese, në qarqet......
BE kërkon fuqi punëtore të kualifikuar - Gonzato: Investoni për të qenë konkurrues! Manjani: Fokusi tek aftësitë
Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndër të tjera sjell edhe një sfidë kyçe, një kapital human të gatshëm për të përballuar tregun europian të......




