Shqipëria Postuar më 24 Tetor 2025, 12:16

BE kërkon fuqi punëtore të kualifikuar - Gonzato: Investoni për të qenë konkurrues! Manjani: Fokusi tek aftësitë

Nga Elisabeta Dosku

BE kërkon fuqi punëtore të kualifikuar - Gonzato: Investoni

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndër të tjera sjell edhe një sfidë kyçe, një kapital human të gatshëm për të përballuar tregun europian të punës por për të qenë edhe konkurrues.  Për këtë arsye, kërkohet më shumë vëmendje nga qeveria drejt investimit në edukim dhe aftësitë njerëzore.

Silvio Gonzato, Ambasador i BE në Shqipëri

“Investimi në kapitalin human është çelësi për të rritur konkurrencën. Nëse Shqipëria do ti bashkohet Bashkimit Europian, do ti bashkohet edhe një tregu të vetëm dhe të investosh në kapitalin human është shumë e rëndësishme për të qenë konkurrues. Plani i Rritjes ka një shtyllë të dedikuar për kapitalin human duke lehtësuar kalimin nga studimet tek tregu i punës”.

Ndërsa, qeveria ka dalë në konkluzionin se tashmë diplomat nuk garantojnë sukses në tregun e punës, por duhet investuar në aftësitë e individëve.

Olta Manjani, ZV.Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit

“Një nga problemet me të cilat po përballemi është humbja e aftësive. 27 %  fuqisë punëtore në Shqipëri rezulton të jetë e mbikualifikuar. Kjo tregon që po bëjmë diçka të gabuar me edukimin. Në këtë rast duhet të insistojmë tu japim atyre aftësi dhe kjo nuk është vetëm çështje diplomash.  Nuk duhet të fokusohemi tek diplomat dhe certifikatat, por duhet tu japim atyre aftësitë e duhura dhe për këtë po punojmë duke investuar në arsimin profesional. Kemi krijuar një komitet ku bizneset tregojnë se cilat janë aftësitë që kërkohen nga tregu dhe nga ana tjetër po bëjmë analizat tona. “

Konferenca mbi rolin e Akademisë në zhvillimin e kapitalit njerëzor në Shqipëri, bëri bashkë akademikë, ekspertë të njohur të fushës, përfaqësues të BE dhe qeverisë, duke u fokusuar tek çështjet kritike që lidhen me fuqinë punëtore, sfidat dhe ndërhyrjet që duhen bërë. 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat