Shqipëria Postuar më 24 Korrik 2026, 10:46

Punësimi i grupeve vulnerabël - Mbi 2,500 persona të integruar, AKPA: Synohet akses për çdo punëkërkues

Nga Ernilda Luzi

Punësimi i grupeve vulnerabël - Mbi 2,500 persona të integruar,

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka publikuar të dhënat mbi punësimin e grupeve vulnerabël për gjashtëmujorin e parë të vitit, duke bërë të ditur se mijëra qytetarë, që i përkasin kategorive me më shumë vështirësi në gjetjen e një vendi pune kanë arritur të integrohen në tregun e punës.

Sipas të dhënave nga AKPA, gjatë kësaj periudhe janë punësuar 1 mijë e 316 anëtarë të skemës së ndihmës ekonomike. Po kështu, një numër i konsiderueshëm prej 937 pjesëtarësh të komuniteteve rom dhe egjiptian kanë siguruar një vend pune, ndërsa 346 persona me aftësi të kufizuara janë bërë pjesë e tregut të punës përmes shërbimeve dhe programeve të mbështetjes së ofruara.

Ndërkohë, përmes programeve të ndërmjetësimit në punë, këshillimit profesional, formimit dhe nxitjes së punësimit, Agjencia Kombëtare për Punësim dhe Aftësim synon të lehtësojë integrimin e këtyre grupeve në tregun e punës.

Punësimi i grupeve vulnerabël konsiderohet një nga prioritetet kryesore të politikave sociale dhe ekonomike, pasi kontribuon jo vetëm në rritjen e mirëqenies së individëve dhe familjeve të tyre, por edhe në forcimin e përfshirjes sociale dhe uljen e varfërisë.

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive thekson se do të vijojë të mbështesë çdo punëkërkues të papunë në rrugën drejt punësimit, me synimin për të krijuar mundësi të barabarta e gjithëpërfshirje ku të gjithë qytetarët të kenë akses në tregun e punës.

 

 

 

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat