Falen 332 milionë euro detyrime të bizneseve/ Anti-informaliteti, Tatimet: 932 milionë euro më shumë në dy vitet e fundit

Reforma ani-informalitet e ndërmarrë intensivisht në dy vitet e fundit, ka prodhuar edhe rezultate konkrete duke reflektuar rritje të të ardhurave buxhetore, zgjerim të bazës së tatimpaguesve dhe forcim të luftës kundër evazionit fiskal.
Sipas të dhënave të Administratës Tatimore, deri më 30 qershor 2026 janë regjistruar zhvillime të rëndësishme që synojnë përmirësimin e klimës së biznesit dhe konsolidimin e financave publike.
Një nga treguesit kryesorë është rritja e të ardhurave në buxhet. Gjatë dy viteve të fundit janë mbledhur 932 milionë euro më shumë, si rezultat i kombinimit të rritjes ekonomike dhe masave për luftën ndaj evazionit fiskal. Sipas Administratës Tatimore, këto të ardhura krijojnë më shumë hapësirë fiskale për financimin e politikave sociale, përfshirë mbështetjen për rritjen e pensioneve.
Ndërkohë, Ligji i Faljes ka prodhuar një interes të konsiderueshëm nga bizneset dhe individët. Deri më tani 122 mijë tatimpagues kanë përfituar nga kjo nismë, ndërsa janë falur detyrime tatimore me një vlerë totale prej 332 milionë eurosh. Tatimet e konsiderojnë këtë proces si një mundësi për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes administratës dhe tatimpaguesve, duke nxitur respektimin vullnetar të detyrimeve fiskale në prag të integrimit europian të vendit.
Një tjetër instrument që synonte rritjen e formalizimit ishte dhe paketa e “Paqes Fiskale”. Deri tani janë lidhur 19 marrëveshje për periudhën tatimore 2026, të çilat u japin mundësi subjekteve ekonomike të rregullojnë situatën e tyre tatimore në mënyrë vullnetare. Administrata Tatimore thekson se kjo skemë mbështet bizneset që zgjedhin të formalizohen dhe të zhvillojnë aktivitetin në përputhje me legjislacionin.
Ndërkohë, administrata tatimore kanë ritheksuar se qasja ndaj evazionit fiskal mbetet e pandryshuar. Politika e "zero tolerancë" ndaj shkeljeve do të vijojë të zbatohet, ndërsa kontrollet dhe monitorimi do të përqendrohen te subjektet që shmangin detyrimet ligjore.
Formalizimi i ekonomisë është një element kyç për rritjen e konkurrueshmërisë, përmirësimin e klimës së investimeve dhe forcimin e stabilitetit fiskal. Një ekonomi më e formalizuar jo vetëm rrit të ardhurat e shtetit, por mbështet zhvillimin ekonomik afatgjatë të vendit.
SHBA, tarifa të reja 10-12.5% për 60 vende - Masa justifikohet me mosrespektimin e standardeve ndërkombëtare të punës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin tarifa, që variojnë nga 10% deri në 12.5%, për importin e mallrave nga 60 ekonomi anembanë botës, duke filluar......
“Shqipëria nis pagesat e shpejta në nëntor” - Bregu: Infrastruktura thuajse gati. Një institucion financiar jobankë, pjesë e SEPA në gusht
Pagesat e menjëhershme pritet të jenë një realitet për Shqipërinë në nëntor të këtij viti, kur të nisë zyrtarisht zbatimi i sistemit të instant payment. Në......
Pas aksidentit tragjik, DPSHTRR reagon: Dy shtetasit egjiptianë nuk kishin leje drejtimi shqiptare
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka reaguar pas lajmeve të publikuara në media lidhur me pretendimet se dy shtetas......
Kuvendi voton mes tensioneve/ Miratohen pr.ligjet “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, “Pronësinë industriale”, “Turizmin”. Ismail Shehu, kryetar i KPP-së
Në një situatë të tensionuar, Kuvendi votoi sot projektligjet në rendin e ditës, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren duke kontestuar procesin e......
“Tjetër hap për përmirësimin e infrastrukturës urbane”/ Rama publikon pamjet nga punimet në rrugën "Adria"
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga ecuria e punimeve në rrugën “Adria” në Durrës, duke e cilësuar projektin si një nga investimet më të......
Më 27 Korrik, konferencë ndërkombëtare në Tiranë/ ‘Përballja me manipulimin e informacionit dhe ndërhyrjen e huaj’
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të organizojë më 27 Korrik në Tiranë konferencën ndërkombëtare “Përballja me Manipulimin dhe Ndërhyrjen e Huaj në......
Investitorët e huaj, interes për Shqipërinë/ Mbi 11 mijë biznese të reja në 6 muaj. Kryesojnë Tirana, Vlora e Durrësi
Bizneset në Shqipëri kanë patur një ecuri pozitive të aktivitetit të tyre ekonomik dhe administrativ përgjatë 6-mujorit të parë të 2026-ës. Referuar të......
Fluturimet shtrenjtohen në nisje të sezonit veror/ Biletat e avionit, Greqia dhe Shqipëria ndjeshëm mbi mesataren e BE-së
Udhëtimet me avion janë bërë ndjeshëm më të shtrenjta në Shqipëri, pikërisht në periudhën kur nis sezoni veror dhe shtohet kërkesa për fluturime. Sipas të......

