Pse bizneset thonë se nuk ka punonjës të kualifikuar? - Muça: Kërkojnë aftësi specifike teknike, ndërsa nuk investojnë për trajnimin e tyre
Bizneset shpesh kërkojnë punonjës me aftësi specifike teknike për nevoja konkrete të tyre, ndërsa nuk investojnë aspak në trajnimin dhe formimin e atyre punonjësve, për t'i rritur profesionalisht dhe për t'i pajisur pikërisht me këto aftësi që zakonisht fitohen përmes përvojës.
Kështu shprehet Eksperti i Punësimit, Erion Muça, i cili shton se investimi në burime njerëzore nuk shihet si investim me prioritet nga bizneset, por si një kosto e shtuar.
“Kompanitë e biznesit gjithnjë e më shumë marrin porosi, oferta apo investojnë në infrastruktura dhe profile pune shumë specifike për të cilat kërkohet një trajnim po aq specifik, kërkohen njohuri dhe aftësi po aq konkrete teknike, gjë që në një mënyrë apo në një tjetër mësohen vetëm përgjatë punës apo përmes trajnimeve dhe manualeve që vijnë nga kompanitë që kanë sjellë pajisjet për një biznes të caktuar dhe shoqërohen me të mësuar përgjatë përvojës, derisa një punonjës të arrijë të fitojë atë kualifikim që sot kërkon të ketë një biznes”, shprehet eksperti.
Për këtë, duhet një bashkëpunim më i ngushtë midis universiteteve dhe bizneseve, që këta të fundit të përcjellin nevojat e tyre dhe institucionet akademike t'i përgatisin të rinjtë për tregun e punës.
“Arritja e kësaj faze formimi profesionistësh apo individësh të kualifikuar do vijë në momentin kur bizneset private do i përcjellin universiteteve dhe shkollave të mesme profesionale të gjithë nevojat konkrete që kanë për njohuri, aftësi specifike teknike për punonjësit. Shkollat dhe universitetet do i integrojnë ato në programe dhe do kërkojnë nga stafi i tyre akademik apo nga mësuesit e shkollave profesionale të trajnohen dhe specializohen për tu përqendruar në këto kurrikula që të ndihmojnë industrinë me profesionistët e përshtatshëm dhe bizneset dhe kompanitë do të duhet të investojnë te punonjësit, me qëllim që ata të aftësohen dhe të kualifikohen”, tha Muça.
Sipas Indeksit të Biznesit 2024-2025 të Dhomës Amerikane të Tregtisë, problematika kryesore me të cilat ndeshen bizneset është gjetja e stafit të kualifikuar.

Gati udhëzuesi i ri për strehimin social - Bashkitë, më shumë rol dhe përgjegjësi në planifikimin 5-vjeçar
Ministria Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka publikuar udhëzuesin e ri, që ka në fokus hartimin e planeve të reja 5-vjeçare të cilat janë të lidhura me......

Rrjet i ri elektrik në zonat malore - Nënstacion në Tamarë, OSSH hap tenderët me fond limit 770 mln lekë
Me një fond total limit 770 mln lekë, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka hapur dy tenderë për ndërtimin e linjave të reja elektrike dhe përmirësimin e......

Mbi 3.3 miliardë euro të shpenzuara në 6 muaj - Si u shpërndanë paratë? Pensionet marrin pjesën më të madhe, mjedisi në fund
Shpenzimet totale të buxhetit të shtetit për gjysmën e parë të vitit regjistrohen në afro 333 miliardë lekë apo afro 3.33 miliardë euro. Në raport me vitin e......

Shqipëria, me fabrika të inteligjencës artificiale - Nga shpëtimi i jetëve të njerëzve, te prodhimi bujqësor në ferma. Si do të investohet në IA?
Nga shpëtimi i jetëve të njerëzve në spitale te rritja e prodhimit bujqësor në ferma, Shqipëria synon ta përdorë inteligjencën artificiale në çdo fushë të......

Më shumë mallra nga Spanja në Shqipëri/ Partneriteti tregtar në rritje, përkundër rënies së përgjithshme të importeve
Shqipëria ka shtuar ndjeshëm importet nga Spanja gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, duke arritur vlerën e 7.57 miliardë lekëve, me një rritje prej 9.9%,......

Rreth 1.3 milionë aplikime për shërbime elektronike/ Taksat e mjeteve, ndër shërbimet më të përdorura në e-Albania gjatë korrikut
Platforma qeveritare e-Albania po njeh një rritje të vazhdueshme, si në numrin e përdoruesve, ashtu edhe në shërbimet që ofron për qytetarët. Gjatë muajit......

Më shumë kërkesa për punëtorë të pakualifikuar - Janë 953 vende të lira për gjysmën e pare të gushtit
Në dy javët e para të gushtit, në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, janë regjistruar gjithsej 953 vende të lira pune. Sipas të dhënave të......

Bypass-i i Tiranës, dalin kostot për 8.5 km e parë - ARRSH shpall fituesit për segmentin Kashar-Nyja Vaqarr, do kushtojë 5.9 mld lekë
Ndërtimi i 8.5 kilometrave të parë të bypass-it të Tiranës do të kushtojë rreth 4.9 mld lekë, pa TVSH apo rreth 5.9 mld lekë, duke përfshirë Tatimin mbi......