Shqipëria Postuar më 26 Qershor 2026, 16:39

Plazhet publike, ministri Gonxhja: Tipologji të ndryshme dhe pagesa të ndryshme sipas kostos

Nga SCAN TV

Plazhet publike, ministri Gonxhja: Tipologji të ndryshme dhe pagesa të

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, foli pas mbledhjes së Qeverisë, për plazhet publike me pagesë. Gonxhja tha se plazhet publike po tarifohen sipas tipologjive dhe kostove të mirëmbajtjes së tyre. Sipas tij mirëmbajtja ditore e plazheve në jug të vendit ka kosto më të larta.

“Numri i vizitorëve në vendin tonë është në nivele rekorde që nuk i kemi parë më parë. Kemi një risi të rëndësishme sivjet, përsa i takon menaxhimit të stacioneve të plazheve, për të bërë të mundur që të kemi një rregullator në treg përsa i takon çmimeve dhe tarifave. Dhe duke shtuar një tipologji të re që është tipologjia e plazheve publike të menaxhuara nga njësitë e vetë-qeverisjes vendore. Krahas plazhit të virgjër, kemi edhe tipologjinë e plazheve, që disa bashki i kanë vendosur të gjitha shërbimet, edhe çadra, edhe shezlonge, apo dushe, i cili në disa prej bashkive është tarifuar në 700 lekë apo 1000 lekë. Kjo në varësi të plazheve. Sepse kur shkojmë drejt jugut, drejt Ksamilit, natyrisht që kostot e mirëmbajtjes së këtyre plazheve, apo kostot që janë jashtë periudhës jashtë sezonit, për të mbajtur rërën, për të ruajtur plazhet nga erozioni, nga ndikimi i detit gjatë dimrit, etj, kostot që këto brigje kanë, janë shumë më të lartë. Për këtë arsye edhe kërkesa është më e lartë. Ka disa tarifa që janë pak më të larta. Tipologjitë e plazheve, kanë bërë që edhe plazhet private të ruajnë tavanet e çmimeve, për shkak të konkurrencës nga këto plazhe publike”, tha mes të tjerash Gonxhja.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat