Shtyhen me 10 ditë aplikimet për skemat në bujqësi - Salla: Interesi është rritur ditët e fundit. Bashkëpunim me Kosovën për në tregun e BE

Ndërsa sot ka qenë afati i fundi për aplikimet e fermerëve për të përfituar nga skemat kombëtare në bujqësi për vitin 2026, Ministri i Bujqësisë, Andi Salla njoftoi shtyrjen me 10 ditë të tjera. Sipas Sallës, deri më tani janë afro 40 mijë aplikime.
Ministri iu përgjigj edhe pyetjes së SCAN TV, mbi arsyet e rënies së prodhimit bujqësor, kryesisht për drithërat, ullinjtë dhe
“Shtyhen me 10 ditë aplikimet për skemat kombëtare në bujqësi. Për fermerët që s’kanë pasur kohë të aplikojnë. Kemi vënë re rritje të interesit, ditët e fundit”, tha Salla.
Në një konferencë të përbashkët për media me homologun e Kosovës, Ministrat bënë me dije dy marrëveshje të rëndësishme në fushën e transferimit të teknologjive dhe inovacionit në bujqësi si dhe marketimit të produkteve. Objektivi është konkurrenca e përbashkët në tregun europian.
“Bashkëpunimi ka për qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve dhe fuqizimin e tyre në tregun evropian si dhe forcimin e kapaciteteve profesionale”, u shpreh Salla.
“Partnerja jonë kryesore tregtare është Shqipëria dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë. Objektivi jonë është një treg i integruar agroushqimor në tregun e BE dhe të jemi komplementar dhe objektivi jonë tjetër është të prodhojmë me cilësi," tha Armend Muja, Ministër i Bujqësisë së Kosovës.
Nga ana tjetër, Ministri i Bujqësisë u pyet edhe mbi projektligjin për shitjen e tokave bujqësore për të huajt duke thënë se endë nuk është konkluduar si dhe mbi negociatat për çeljen e fondeve të IPRD, ku theksoi se shenjat janë pozitive.
Në shtator nis heqja e kabllove ajrore - Fokusi, në qendrat urbane dhe zonat turistike
Kabllot ajrore, të cilat janë kthyer në shenja identifikuese të qyteteve shqiptare për vite me radhë, do i nënshtrohen ndërhyrjeve për eleminimin e tyre.......
Sasia e peshkut të kapur zbriti me 7.9% gjatë 2025-ës/ Sektori regjistroi një rritje të numrit të subjekteve të licencuara
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave rezulton se, gjatë vitit 2025, sasia e peshkut të zënë nga të gjitha kategoritë ujore ka pësuar rënie krahasuar......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka pasur një javë relativisht të paqëndrueshme duke e nisur atë pozitivisht por duke humbur pikë gradualisht sikurse edhe këtë mëngjes teksa......
Policia forcon kontrollin në plazhe dhe porte turistike - Lamallari: Dronë dhe teknologji për monitorimin e bregdetit
Siguria në plazhe, në pikat kufitare dhe në destinacionet më të frekuentuara turistike do të jetë në fokus të Policisë së Shtetit gjatë sezonit veror 2026.......
Inflacioni i tremb evropianët më shumë sesa amerikanët - Konsumi familjar është rritur 5.5% në eurozonë, krahasuar me 18% në SHBA
Konsumatorët evropianë shpenzojnë më pak dhe janë më të shqetësuar për rritjen e inflacionit sesa amerikanët. Ky ndryshim në shpenzimet e konsumatorëve është......
Rikonstruksion rrjetit elektrik në Berat - OSSH hap garën, synohet performancë energjetike e modernizim i rrjetit
Drejtoria Rajonale e OSSH Berat ka shpallur procedurën e prokurimit për ndërtimin e Fiderit të ri nr.12/20 kV në Nënstacionin Plasmas 110/20 kV, si edhe për......
Cilat vende të BE konsumojnë e prodhojnë më shumë gaz? - Rumania, prodhuesi më i madh midis të 27 shteteve anëtare
Në vitin 2025, kërkesa e brendshme në BE për gaz natyror u rrit me 2.5% krahasuar me vitin 2024, sipas shifrave të fundit të Eurostat. Rritjet më të mëdha të......
Plani i evakuimit në Ngushticën e Hormuzit - Rreth 1,200 anije mallrash mbeten të bllokuara
Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) publikoi detajet operacionale të një plani evakuimi në shkallë të gjerë për marinarët e bllokuar pranë Ngushticës së......



