Plani i Rritjes për vendet e Ballkanit perëndimor/ BE miraton 49 milionë euro fonde për Shqipërinë!

Komisioni Evropian (KE) ua ka ndarë në total 158.9 milionë euro nga ndihma financiare e Planit të Rritjes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi të mërkurën, teksa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, ngelin mbrapa.
Nga ky këst, i treti për këto vende, Shqipërisë i janë ndarë 49 milionë euro, Malit të Zi 44.2 milionë euro, ndërsa Maqedonisë së Veriut 65.7 milionë euro. Kjo pagesë lidhet me periudhën e tretë gjashtëmujore të raportimit, e cila përfshin reformat e zbatuara deri në fund të dhjetorit 2025.
Sipas njoftimit të Komisionit Evropian, pagesa vjen pas kërkesës për ndarjen dhe vlerësimin pozitiv të komisionit për hapat reformues të ndërmarrë në fushën e konkurrueshmërisë së biznesit dhe inovacionit në Shqipëri dhe Mal të Zi, si dhe në fushën e arsimit dhe digjitalizimit në Maqedoninë e Veriut.
“Me lirimin e sotëm të fondeve, shuma totale e miratuar në kuadër të Instrumentit, brenda paketave përkatëse financiare, arrin në 212.8 milionë euro për Shqipërinë, 89.3 milionë euro për Malin e Zi dhe 142.1 milionë euro për Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian.
Në Komisionin Evropian shpjeguan se një pjesë e këtyre mjeteve financiare të disbursuara për të tri vendet do të transferohet në buxhetet shtetërore, ndërsa pjesa tjetër i kushtohet projekteve investime përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, në përputhje me procedurat në fuqi të miratimit.
Fondet e destinuara për Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor, pasi të miratohen nga bordi drejtues, do të mbështesin projekte infrastrukturore në fushat e transportit të qëndrueshëm, energjisë së pastër, zhvillimit digjital dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor.
Plani i Rritjes përfaqëson paketën më ambicioze financiare të Bashkimi Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor. Pakoja për periudhën 2024-2027 është në vlerë të 6 miliardë eurove. Fondet u ndahen vendeve të rajonit pjesërisht në formë grantesh dhe pjesërisht përmes kredive të favorshme.
Qëllimi i planit është integrimi i partnerëve në tregun unik të BE-së, përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal, thellimi i reformave të lidhura me BE-në dhe rritja e financimit të para-anëtarësimit. Kjo, nga ana tjetër, pritet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të nxisë rritjen ekonomike të partnerëve.
Bosnja e Hercegovina është vendi i vetëm që nuk ka marrë asnjë pagesë nga Plani i Rritjes deri më tani, sepse ende nuk e ka miratuar agjendën e reformës.
Kosova, në anën tjetër, e pranoi pagesën e parë muajin e kaluar. Pra, ajo mori 61.8 milionë euro parafinancim, pasi vendi dorëzoi dokumentet e nevojshme në KE dhe ratifikoi marrëveshjet e lidhura me këtë plan.
Ndërkohë, Serbia, përveç të ashtuquajturit parafinancim që arrin në shtatë për qind të totalit të fondeve të ndara, deri më tani ka marrë një pagesë, gjysmën e shumës së planifikuar, pasi nuk i ka përmbushur të gjitha reformat e parashikuara deri në afatin e caktuar.
“Smart City” në shkolla/ Lamallari: Projekti pritet të nisë brenda vitit të ri arsimor
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, deklaroi sot se siguria në shkolla mbetet prioritet absolut i qeverisë shqiptare dhe një detyrë personale për të dhe......
Zgjerohen kompetencat e Avokaturës së Shtetit - Drafti/ Do të përfaqësojë edhe interesat pasurore të bashkive. Shtohen ndihmësit
Një projektligj për Avokaturën e Shtetit, parashikon zgjerim të kompetencave të institucionit, krijimin e një funksioni të ri për ndihmësit ligjorë dhe......
“Të dyfishohen pagat e mësuesve” - Sindikatat europiane të arsimit, tryezë diskutimi në Tiranë
Licencimi i mësuesve është detyrim ligjor dhe të gjithë ata mësues të diplomuar pas vititn 2012, që nuk kanë dhënë provimin e licensës duhet ta bëjnë. Kështu......
Afatet për përfitimin nga falja dhe paqja fiskale - Administrata tatimore publikon datat për çdo procedurë
Administrata tatimore ka përcaktuar afatet për subjektet që janë përfituese nga ligji i faljes dhe shuarjes së detyrimeve tatimore dhe doganore si dhe nga......
“Masa të shtuara për sezonin turistik” - Lamallari: Garantojmë sigurinë dhe parandalojmë aksidentet
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, prezantoi masat e ndërmarra nga Policia e Shtetit dhe strukturat përgjegjëse për mbarëvajtjen e sezonit......
Shqipëria, drejt financave digjitale - Sfida e fintech, përdorimi i përditshëm nga qytetarët
Ekosistemi i fintech në Shqipëri vijon të jetë modest, por në rritje të institucioneve të licencuara të pagesave dhe parasë elektronike. Sipas “The Fintech......
Karakaçi nënshkruan marrëveshje me Zvicrën: Projekt për vlerësimin e dëmtimeve në ndërtesa pas fatkeqësive
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, zhvilloi një takim me Ambasadoren e Zvicra në Shqipëria, Ruth Huber, ku u nënshkrua Marrëveshja për......
Shqiptarët u ushqyen me mish importi në Prill/ Shënohet vlera e dytë më e lartë. Brazili dominon me 45% të peshës
Shqipëria po mbështetet gjithnjë e më shumë te mishi i importuar, në një kohë kur prodhimi vendas po tkurret dhe sektori blegtoral po humbet gradualisht......


