Shqipëria Postuar më 11 Prill 2026, 10:47

''Pikë promovimi dhe laborator ekselence për vajin e ullirit'' - Kryeministri Rama: Promovim këtij produkti në Berat

Nga Alida Lula

''Pikë promovimi dhe laborator ekselence për vajin e

Në qytetin e njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”, pritet të krijohet një hapësirë e veçantë për promovimin e vajit të ullirit vendas, duke e kthyer atë në një përvojë të plotë për vizitorët. Kjo iniciativë synon të nxjerrë në pah traditën e hershme të zonës në prodhimin e vajit të ullirit dhe të rrisë vlerën e këtij produkti në treg. Kjo zonë ka një histori të gjatë dhe përvojë të konsoliduar në këtë fushë, ndaj sipas kryeministrit Rama, vendosja e një pike promovimi në qendër të qytetit është një hap i rëndësishëm për ta bërë vajin më të njohur dhe më të kërkuar. Përveç kësaj, projekti parashikon edhe krijimin e një laboratori modern, i cili do të shërbejë për kontrollin dhe vlerësimin e cilësisë së vajit të prodhuar.

Vaji i ullirit konsiderohet një nga produktet më të çmuara dhe më të kërkuara në tregjet vendase dhe ndërkombëtare. Megjithëse vendi nuk ka prodhues shumë të mëdhenj në këtë sektor, ai gëzon një reputacion pozitiv, çka përbën një avantazh të rëndësishëm. Sfida qëndron tek rritja e vlerës së shtuar të produktit, përmes bashkëpunimit më të mirë mes prodhuesve, përmirësimit të mënyrës së përpunimit, paketimit dhe promovimit.

Një tjetër element i rëndësishëm është ideja për ta prezantuar vajin e ullirit jo thjesht si një produkt, por si një eksperiencë të lidhur me identitetin e qytetit. Berati nuk shihet vetëm si një destinacion turistik, por si një vend ku vizitorët mund të përjetojnë kulturën, traditën dhe shijen autentike të prodhimeve. Projekti për laboratorin e ekselencës dhe pikën e promovimit shihet si një hap konkret drejt zhvillimit të mëtejshëm të këtij sektori dhe rritjes së cilësisë së produktit vendas.



Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat