Shqipëria Postuar më 23 Dhjetor 2025, 14:16

Paqja Fiskale, Kryeministri tregon bizneset përfituese - Rama: Për ndërtuesit nuk ka dhe nuk ka për të pasur

Nga Fabjona Pasho

Paqja Fiskale, Kryeministri tregon bizneset përfituese - Rama: Për

Kryeministri Rama, ka prezantuar përpara komunitetit të biznesit, paketën e Paqes Fiskale. Kreu i qeverisë tregoi se kjo nismë është një mundësi për bizneset të të vetëkorrigjohen dhe të përfitojnë një tatim shumë më të ulët se I rregullti.

“Është një instrument për t’i dhënë mundësi të gjitha sipërmarrjeve që nuk janë në konflikt me ligjin natyrisht, që nuk janë në procese hetimore apo gjyqësore të natyrave të ndryshme dhe që figurojnë në regjistrat e shtetit si kontributorë legjitimë që të rishikojnë pasqyrat e tyre fiskale të viteve të shkuara. Ky rishikim i jep mundësi sipërmarrjeve të korrigjohen, të vetëkorrigjohen duke ribërë deklarimet e viteve të shkuara dhe duke pasur si motivim, si incentivë një tatim shumë më të ulët mbi fitimin sesa tatimi qe paguani rregullisht, pra, për çdo pasqyrë të korrigjuar, fitimi tatohet vetëm 5 %."

Por Rama sqaroi se jo të gjitha kategoritë e bizneseve do të përfitojnë nga paqja fiskale.

“Paqe me ndërtuesit nuk ka, nuk ka për të pasur. Pikërisht se është sektori kryesor dhe duhet të performojë me maksimumin e përgjegjshmërisë. Çfarë mbështetje doni ju? E para e punës njëherë, se e kapa nga ana e klientit, tani po e kap nga ana e punëtorëve. Mbështetje ju, që akoma deklaroni punonjës me 500 mijë lekë, kur e dimë shumë mirë dhe ti, dhe unë, dhe jam i bindur që po të shkojmë të pyesim peshqit e liqenit artificial, do na e konfirmojnë që nuk ekziston punonjës me 500 mijë lekë, me pagë minimale në ndërtim, nuk ka. Jo në Tiranë, po askund. Nuk të vjen me 500 mijë lekë të të shtrojë një pllakë burri i botës, jo të marrë rrogë 500 mijë lekë në muaj dhe ju vazhdoni të keni në sektor deklarim, por nuk keni faj ju. Na i ka lidhur duart Gjykata Kushtetuese e para disa viteve që ka vendosur që ne nuk mundet dot t’ju vendosim ju tavan, dhe ju lozni”, tha Rama.

Zbatimi i paqes fiskale do të hyjë në fuqi nga janari i vitit që vjen.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat