Shqipëria Postuar më 23 Dhjetor 2025, 12:47

“Sipërmarrja, partner kyç në hartimin e politikave” - Malaj dhe Ibrahimaj: Biznesi të jetë i pëgatitur për në BE

Nga Fabjona Pasho

“Sipërmarrja, partner kyç në hartimin e politikave”

Gjatë prezantimit të Paqes Fiskale me komunitetin e bizneseve, ministri I finançave, Petrit Malaj nënvizoi se sipërmarrja mbetet partner strategjik në hartimin e politikave të qeverisë, duke theksuar se shumë nga reformat fiskale dhe ekonomike janë ndërtuar mbi kërkesat dhe shqetësimet e komunitetit të biznesit.

“Për ne si qeveri, për Ministrinë e Finançave dhe patjetër edhe për Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovaçionit, sipërmarrja është dhe do të mbetet partner kyç në hartimin e politikave që ne ndërmarrim.

E them këtë, duke pasur parasysh se një pjesë e politikave që ne zbatojmë vijnë si rezultat i kërkesave tuaja, nisur nga sfidat apo shqetësimet që ju keni në përditshmërinë tuaj, apo edhe nisur nga planet tuaja afatgjata përsa i përket investimeve që do të doni të kryeni në kohë.

Për ne është shumë e rëndësishme që, në kuadër të proçesit të integrimit me Bashkimin Europian, jo vetëm të sigurojmë një harmonizim të legjislaçionit tonë me legjislaçionin e Bashkimit Evropian, por edhe të përgatisim kushtet që biznesi shqiptar të jetë i përgatitur dhe me avantazhe konkurruese përpara se të hyjë në tregun e BE”, tha Malaj.

Ndërkaq, ministrja e ekonomisë, Delina Ibrahimaj, theksoi se Paqja Fiskale shënon nisjen e një kapitulli të ri bashkëpunimi mes shtetit dhe biznesit, të bazuar në dialog, besim dhe parashikueshmëri.

“Synimi ynë është të hyjmë në vitin 2026 me biznese të formalizuara, konkurruese dhe me marrëdhënie të besueshme me administratën tatimore e doganore. Vetëm kështu mund të kalojmë nga një ekonomi e mbështetur te konsumi në një ekonomi të mbështetur te prodhimi dhe eksportet”, theksoi ministrja.

Gjatë prezantimit, ministrat iu përgjigjën pyetjeve dhe interest të përfaqësuesve të biznesit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat